By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria: Thaçi dyshohet se ka ndikuar te dëshmitarët përmes vizitorëve
October 9, 2025
Serbia thotë se ka arrestuar një shqiptar me simbole të UÇK-së në Serbi
October 9, 2025
KDI fton deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës
October 9, 2025
Osmani: FSK nderon kombin dhe e vendos Kosovën në piedestalin e nderit
October 9, 2025
Ambasada e Britanisë uron ekipin e FSK-së
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rafuna dhe Shahini: Deklaratat për luftë, i frikësojnë investitorët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Rafuna dhe Shahini: Deklaratat për luftë, i frikësojnë investitorët
Financa

Rafuna dhe Shahini: Deklaratat për luftë, i frikësojnë investitorët

Kosova Times
Last updated: 2024/04/30 at 1:47 PM
Kosova Times Published April 30, 2024
Share
SHARE

Deklaratat e vazhdueshme të liderëve politikë për rrezik për luftë në Kosovë, po i frikësojnë investitorët e huaj për investime në Kosovë. Kështu thonë për Radio Kosovën përfaqësues të bizneseve dhe njohës të ekonomisë.

Deklarimet e fundit të zyrtarëve shtetërorë të Kosovës, ku theksojnë se në Kosovë mund të ketë luftë, janë një frikësim për investitorët e huaj dhe të gjithë ata që duan të zhvillojnë bizneset e tyre në Kosovën.

I fundit që ka folur për një gjë të tillë është zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili për mediumin ukrainas “European Pravda” ka thënë se mund të përsëritet një sulm i ngjashëm me atë në Banjskë.

Duke folur për Radio Kosovën, kryetari i Aleancës Kosovare të bizneseve, Agim Shahini, tha se deklaratat e tilla vetëm sa e dëmtojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Të gjithë zyrtarët pothuajse pa përjashtime, janë duke përdorur një fjalim të vrazhdë, qoftë në mediume vendore apo ndërkombëtare që Kosova është e pasigurt. Pasiguria e Kosovës vjen nga liderët të cilët nuk krijojnë kushte të punës, nuk krijojnë kushte për investime dhe të gjitha këto për investitorët potencialë janë mesazhe pasigurie, jo-besueshmërie për Kosovën dhe tregun e saj”, tha Shahini.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, duke folur për Radio Kosovën thotë se këto deklarata nuk sjellim investime në Kosovë.

“Ne duhet të kemi shumë kujdes në deklarimet tona, sepse deklarimet për sulme nuk sjellin investime në Kosovë. Ne duhet ta përçojmë mesazhin që Kosova është një vend i sigurt, një vend i mirë i të bërit biznes, një vend i stabilitetit jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë”, tha Rafuna.

Sipas statistikave zyrtare, shumë biznese të Kosovës kanë zhvendosur aktivitetin në shtetet fqinje si në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

You Might Also Like

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Kosova Times April 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qeveria ruse nuk lejoi një kompani turke të blinte biznesin e prodhuesit të fundit të huaj të birrës në Rusi

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Turistët pas 200 kilometrash vozitje kuptuan se kishin harruar fëmijën e tyre
Sondazhet: Netanyahu në rrugë drejt fitores në Izrael
Moti sot me diell, temperatura dei ne 33 gradë
Sancho kërkohet nga gjiganti italian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?