By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë pritet nga vizita e udhëheqësit kinez në Evropë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë pritet nga vizita e udhëheqësit kinez në Evropë?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë pritet nga vizita e udhëheqësit kinez në Evropë?

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 2:36 PM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, do të vizitojë Evropën për herë të parë në gati pesë vjetësh, derisa tensionet po rriten mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, akuzat për spiunazh dhe mbështetjen e Pekinit për Rusinë në mes të luftës së Moskës në Ukrainë.

Turneu i profilit të lartë do të jetë i mbushur me simbolikë. Xi do të niset për në Francë më 5 maj, e pastaj do të vizitojë edhe Serbinë e Hungarinë, të cilat krenohen se kanë dy nga qeveritë më miqësore me Kinën në Evropë.

Presidenti kinez do të kërkojë të riparojë disa nga dëmet e shkaktuara në marrëdhëniet me Evropën që nga vizita e tij e fundit në kontinent në vitin 2019.

Në veçanti, ai do të synojë të zbusë disa nga lëvizjet e BE-së drejt uljes së rreziqeve në tregti, që Pekini i sheh si një rreshtim të padëshiruar mes Brukselit dhe Uashingtonit. Lidhjet e forta të Kinës me Kremlinin pritet të jenë të përfshira në turneun pesëditor, veçmas pasi Brukseli vazhdon të sanksionojë kompanitë kineze që shihen se po ndihmojnë përpjekjet e luftës së Rusisë duke i ofruar Moskës pajisje me përdorim të shumëfishtë në fushëbetejë.

Kur Xi të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Paris, në agjendë të bisedimeve, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, do të jenë edhe bisedimet lidhur me atë nëse Kina do të marrë pjesë në një samit të ardhshëm të paqes në Zvicër për luftën në Ukrainë, i caktuar që të mbahet në mesin e muajit qershor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është përpjekur që edhe Kina të jetë e pranishme, ashtu siç veproi kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij të fundit në Pekin në fund të prillit.

Zyrtarët e BE-së thanë se Pekini ka bërë presion që Rusia të ketë një vend në tryezë gjithashtu, diçka që Kievi deri më tani nuk ka qenë i gatshëm ta pranojë.

Gjatë qëndrimit në Francë, Xi do të pritet me një darkë shtetërore më 6 maj, e ndjekur nga një udhëtim me Macronin në malet e Pirenejve më 7 maj, ku zyrtarët francezë kanë thënë se presidenti francez ka në plan të diskutojë se si Parisi dhe Pekini mund të bashkëpunojnë për çështje si ndryshimet klimatike, pavarësisht tensioneve më të gjera në marrëdhëniet e Kinës me BE-në.

Nga atje, Xi do të shkojë në Beograd më 7 maj, në ditën kur do të shënohet 25-vjetori i bombardimit nga NATO-ja i Ambasadës së Kinës në Beograd në vitin 1999. Kjo ditë shërben si një ngjarje e madhe në marrëdhëniet e vendeve dhe nxit një armiqësi të përbashkët ndaj aleanca ushtarake transatlantike.

Ambasada e shkatërruar, që atëherë është shndërruar në një qendër të madhe kulturore kineze që thuhet të jetë më e madhja në Evropë. Ndërtimi i kompleksit ka përfunduar dhe stafi mund të shihet duke punuar aktivisht, por qendra ende nuk është hapur zyrtarisht.

Kur Xi vizitoi për herë të fundit Beogradin në vitin 2016, ai vizitoi këtë vend dhe vendosi lule në një memorial jashtë ndërtesës për diplomatët kinezë të vrarë gjatë bombardimeve, për të cilat NATO tha se ishte për shkak të një gabimi në shënjestrim. Gjatë vizitës, pritet që vizita e Xi të hapë zyrtarisht qendrën.

Derisa vizita në Francë është një mundësi për t’u fokusuar në marrëdhëniet më të gjera të Kinës me Evropën, ndalesat në Serbi dhe Hungari do t’i lejojnë Pekinit të tregojë se ndikimi i tij në Evropën Qendrore dhe Lindore është ende i paprekur.

Gjatë viteve të fundit, i ashtuquajturi “17+1” – grupimi diplomatik i Kinës për t’u angazhuar me rajonin – ka parë anëtarët që janë larguar, duke e bërë atë “16+1”, e më vonë “14+1”. Ndërkaq, pjesa tjetër e anëtarëve të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë nisur që të mos e kenë më prioritet këtë bllok.

Me turneun historik, Xi po kërkon të tregojë se Kina është ende një lojtare në rajon.

Në Serbi, zyrtarët kinezë kanë paralajmëruar nisma për investime të reja dhe Xi pritet që gjatë takimit me presidentin Aleksandar Vuçiq, ta ftojë Serbinë që të bëhet pjesë e grupit BRICS.

Në Hungari nga 8-10 maj, Xi pritet të bëjë publike gjithashtu një mori marrëveshjesh të reja me Budapestin, ndërsa vendi po përballet me një ekonomi të ngadalësuar.

Zyrtarët hungarezë dhe kinezë kanë qenë aktivë para vizitës. Ministri hungarez i Ekonomisë, Marton Nagy, priti një delegacion kinez më 18 prill, gjatë të cilit zyrtarët diskutuan, ndër të tjera, për statusin e projektit hekurudhor Budapest-Beograd, të financuar nga Kina, investim në vlerë prej 1.9 miliard dollarësh.

Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë raportoi gjithashtu se kryeministri Viktor Orban, do të udhëtojë me Xi-në në qytetin jugor hungarez të Pecsotit për hapur zyrtarisht një fabrikë të re të automjeteve elektrike nga prodhuesi kinez i makinave, Great Wall Motors.

You Might Also Like

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Çka veshi Messi gjatë ngritjes së trofeut të Kupës së Botës?

Kosova Times Kosova Times December 18, 2022
Një trend i ri gjatë fluturimeve është hit në rrjete! Çfarë është “raw-dogging” dhe pse njerëzit janë të çmendur për të
Një mercenar i njohur serb dhe komandanti i lëvizjes çetnike, Bratislav Živković, vdiq në Ukrainë
BE po përgatitet të fillojë procesin e përfshirjes së Ukrainës në anëtarësimin e saj
Spajiç-Scholz: Pranimi i Kosovës në KiE vetëm kur të formohet AKS-ja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?