By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump ka një armë të fuqishme sanksionesh kundër Putinit – çfarë është ajo?
August 16, 2025
Njihuni me Delegacionin e Kremlinit që drejton samitin Trump-Putin të premten
August 16, 2025
Trump e shfrytëzoi takimin me Putinin për të mbledhur fonde: “Jepni 10 dollarë Trumpit”
August 15, 2025
Pyetja më e sikletshme e mundshme për Putinin menjëherë pas zbarkimit në SHBA, ai bëri sikur nuk kuptonte asgjë
August 15, 2025
Fillon takimi Trump-Putin në Alaskë
August 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bërnabiq: BE-ja po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bërnabiq: BE-ja po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet
Ballina 2Rajon / Botë

Bërnabiq: BE-ja po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet

Kosova Times
Last updated: 2022/11/03 at 8:16 PM
Kosova Times Published November 3, 2022
Share
SHARE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shprehu pakënaqësi që Bashkimi Evropian, siç tha ajo, toleron veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe nuk e detyron atë që të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, që janë arritur vite më parë.

Pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt më 3 nëntor, Bërnabiq u tha gazetarëve se ka pasur një bisedë të ndarë me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Me dy zyrtarët e BE-së, Bërnabiq tha se ka biseduar për çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

“Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura sa i përket targave, ato të vitit 2011 dhe 2016, por edhe atë të shtatorit të vitit 2021, dhe njëanshëm ka hequr nga përdorimi targat me status neutral [KS]. Ata thonë se pajtohen që targat KS duhet të ekzistojnë, por shtojnë se nuk mund të bëjnë asgjë për këtë temë, dhe kjo për mua është shkatërruese”, tha Bërnabiq.

Bërnabiq tha se gjatë një dreke pune, “kërkova nga përfaqësuesit e BE-së që të kuptojnë” se besueshmëria e bllokut evropian po vihet në pikëpyetje, për shkak se BE-ja, sipas saj, nuk po mund të sigurojë zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit të arritura që nga viti 2013.

“BE-ja toleron Kurtin kur ai thotë se nuk do të zbatojë marrëveshjet e Brukselit. Në anën tjetër, ata na bëjnë presion ne që të nënshkruajmë marrëveshje të tjera, marrëveshjen finale. U thash atyre se BE-ja është garantuese e marrëveshjeve të Brukselit dhe ata duhet t’i zbatojnë ato, dhe më pas mund të vazhdojmë bisedimet. I pyeta se si mund të flasim për marrëveshje të tjera kur ata nuk mund të garantojnë zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizim të raporteve të vitit 2013”, shtoi ajo.

Bërnabiq tha se gjatë qëndrimit në Berlin bisedoi edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, “për shumë gjëra”, por jo për propozimin franko-gjerman.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë një konference për media, më 3 nëntor konfirmoi se ka një propozim të Berlinit dhe Parisit, për Kosovën dhe Serbinë, që mediat kanë raportuar se synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

“Sa u përket Kosovës dhe Serbisë, atje duhet të gjendet një mirëkuptim. Ne dhe Qeveria franceze jemi duke u munduar që ta bëjmë të arritshme, të realizueshme dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi një proces ku të dy qeveritë do të ecin përpara dhe do të arrijnë një marrëveshje”, tha Scholz.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të japë detaje mbi planin franko-gjerman, duke insistuar se “është respekt ndaj ndërmjetësit të ruhet konfidencialiteti i bisedimeve konkrete”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 8 tetor, tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se propozimi nuk parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia, por parasheh njohjen e Kosovës nga pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë bërë këtë – Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Faktori ndërkombëtar po inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të intensifikojnë bisedimet nën ndërmjetësimin e BE-së, që kanë për synim normalizimin e plotë të raporteve.

Përderisa Kosova synon që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshinte edhe njohjen reciproke, Serbia kërkon një “zgjidhje kompromisi”, pa saktësuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

Trump ka një armë të fuqishme sanksionesh kundër Putinit – çfarë është ajo?

Njihuni me Delegacionin e Kremlinit që drejton samitin Trump-Putin të premten

Trump e shfrytëzoi takimin me Putinin për të mbledhur fonde: “Jepni 10 dollarë Trumpit”

Pyetja më e sikletshme e mundshme për Putinin menjëherë pas zbarkimit në SHBA, ai bëri sikur nuk kuptonte asgjë

Donald Trump dhe Vladimir Putin mbajnë samitin në Alaska (LIVE)

Kosova Times November 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Meloni dështoi në zgjedhjet rajonale

Kosova Times Kosova Times November 19, 2024
Kimi verikorean braktis planet për bashkim mes dy Koreve
Hasani: Rezoluta 1244 dhe Arbitrazhi, ndër pikat e kuqe në draft-statutin për Asociacionin
Fillon ceremonia hapëse e Botërorit 2022-Emiri i Katarit: Të festojmë për 28 ditë diversitetin dhe atë që na bashkon
Italia ka numrin më të lartë të makinave për frymë në BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?