By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Uashingtoni shpreh shqetësimin e tij mbi projektligjin e Gjeorgjisë për “agjentët e huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Uashingtoni shpreh shqetësimin e tij mbi projektligjin e Gjeorgjisë për “agjentët e huaj”
Ballina 2Rajon / Botë

Uashingtoni shpreh shqetësimin e tij mbi projektligjin e Gjeorgjisë për “agjentët e huaj”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/02 at 8:18 PM
Kosova Times Published May 2, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara mbi projektligjin e qeverisë së Gjeorgjisë “për agjentët e huaj”, tha të enjten Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se nuk do të donte të shihte përparimin e asnjë projektligji që do të cenonte të drejtën e lirisë së fjalës për qytetarët e ish vendit sovjetik.

“Jemi tejet të shqetësuar nga ky projektligj dhe ndikimin që do të mund të kishte në shtypjen e fjalës së lirë dhe disidentëve”, tha përmes një deklarate për shtypin zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.

Po të enjten, një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i tha qeverisë së Gjerogjisë se projektligji ishte “i papranueshëm”. Ambasadori amerikan në Gjeorgji i bëri thirrje Tbilisit që të mos largohet nga orientimi Perëndimor i vendit.

Deklaratat e tyre vunë në pah alarmin e Uashingtonit dhe Brukselit, që pasoi miratimin të mërkurën nga Parlamenti i fazës së dytë të projektligjit, nga tre procese votimi që parashikohen në total.

Kritikët e kanë cilësuar projektligjin si autoritar dhe frymëzuar nga një ligj i ngjashëm i miratuar nga Kremlini.

Partia në pushtet, “Ëndrra Gjeorgjiane”, thotë se projektligjin që detyron mediat dhe organizatat jo fitimprurëse që të regjistrohen se janë në ndikim të huaj në rast se më shumë se 20 për qind e fondeve për veprimtarinë e tyre, financohet nga jashtë, është i nevojshëm për të siguruar transparencë.

Bidzina Ivanishvili, themeluesi miliarder i partisë në pushtet tha këtë javë se Gjeorgjia duhet të ruajë sovranitetin e saj kundër përpjekjeve të Perëndimit për ta vënë atë nën kontroll.

Qytetarë të shumtë kanë protestuar gjatë orëve të mbrëmjes për javë të tëra jashtë ndërtesës së parlamentit në Tbilsi, ndërsa në diskutimet brenda saj ligjvënësit në disa raste janë përplasur me njëri tjetrin. Një tjetër protestë pritet të mbahet të enjten në mbrëmje.

Gert Jan Koopman, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Zgjerimin në Komisionin Evropian përsëriti paralajmërimet e Bashkimit Evropian se projektligji mund të vinte në rrezik shpresat e Gjeorgjisë për t’u bërë anëtare e bllokut.

“Me përmbajtjen aktuale, ligji është i papranueshëm dhe mund të krijojë pengesa serioze për rrugën integruese të Gjeorgjisë”, tha ai në një konference për shtypin në Tbilisi.

Britania, Italia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar gjithashtu projektligjin.

Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetin social X, ambasadori amerikan Robin Dunnigan tha se veprimet e qeverisë së Gjeorgjisë e kanë larguar vendin nga e ardhmja euro-atlantike dhe u bëri thirrje t’i kthehen sërish angazhimit drejt rrugës integruese të vendit.

Ai tha se “zyrtarët më të lartë” në Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Gjeorgjisë të diskutojë mbi këtë çështje, por se vendi nuk ka pranuar.

Të mërkurën vonë, dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në qendër të Tbilisit, në tubimin më të madh anti-qeveritar deri më tani. Policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Parlamenti pritet të hedhë për votim përfundimtar projektligjin pas rreth 2 javësh.

You Might Also Like

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme

“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?

McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus

Si perfundoi konflikti Moske-Baku?

Kosova Times May 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri: T’i ruajmë vlerat euroatlantike

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
Ish-kryeministrja e Finlandës heq dorë nga ulësja në Parlament
Brezovica, shtigjet e mira për të pasionuarit e skijimit
Kosova në grup me Bosnjë-Hercegovinën dhe Belgjikën
Pilotët e FSK-së nisin fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?