By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Ballina 1Lajme

Shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/03 at 1:33 PM
Kosova Times Published May 3, 2024
Share
SHARE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie po shënojnë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, me një diskutim për sfidat e ruajtjes së standardeve profesionale dhe kodit të etikës gjatë raportimit.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se ka pasur sulme ndaj gazetarëve dhe ato kanë cenuar rënd sigurinë e integritetit të gazetarëve.

Ai ka deklaruar se nuk është koha e duhur që mediat online të kontrollohen, në formën e propozuar.

Kurse shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, theksoi se gazetarët duhet të jenë të lirë, të sigurt dhe të mos kenë frikë nga shantazhet.

Ai tha se në Kosovë ka pasur rritje të dhunës ndaj gazetarëve.

Mehmeti: Në Kosovë ka ligje që garantojnë lirinë e shprehjes

Jeton Mehmeti, kryetar për Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, lidhur me raportin për renditjen e Kosovës 19 vende më poshtë në Indeksin e Reporterëve pa Kufij, theksoi se kjo rënie nuk na gëzon asnjërin në Kosovë. sipas tij, dëshira është që të jemi sa më afër vendit të parë që është Norvegjia dhe sa më larg vendit të fundit 180, ku është Koreja e Veriut.

“KPM-ja ka qenë inefektive, siç thuhet në raport, në kuptimin që gjysmën e vitit të kaluar nuk kemi pasur kuorum për vendimmarrje dhe kësisoj nuk kemi mundur as të marrim ndonjë vendim sa iu përket obligimeve tona ligjore. Tek në qershor të vitit të kaluar jemi konstituar si komision i ri dhe pastaj kemi vendosur të mbajmë mbledhje dhe t’i trajtojmë të gjitha rastet në mënyrë të përshpejtuar”, tha ai

I pari i KPM-së theksoi se kemi mbi 250 medie të licencuara.

“Në Kosovë ka ligje që garantojnë lirinë e shprehjes, ka ligje që garantojnë mbrojtjen – burimin e informacion, ka ligje që garantojnë sinjalizuesit të cilët shpeshherë janë iniciatorë të reformave të shumta të cilat pastaj mediat i elaborojnë e mund të çojnë në ndryshime të mëdha në aspektin politik e të qeverisjes”, theksoi Mehmeti.

“Po ashtu, raporti përmend pluralizmin medial në vendin tonë. Ne si KPM kemi mbi 250 medie të licencuara që u shërbejnë komuniteteve të ndryshme në Kosovë, përfshirë ato në gjuhën serbe, boshnjake, gorane në gjuhën rome, gjuhën turke dhe natyrisht në gjuhën shqipe si shumicë e komunitetit”, shtoi ai.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times May 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sonte Norvegji-Kosovë

Kosova Times Kosova Times June 5, 2024
Vizita e Erdoganit në Tiranë, parlamenti anulon seancën
Rusia raportohet se synon të rekrutojë 400.000 ushtarë këtë vit
Hera e parë që një mbledhje anulohet në mënyrë të njëanshme, ata që do humbasin janë qytetarët
Çfarë e pret Turqinë e Erdoganit pas disfatës së tij të rëndë në zgjedhjet lokale?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?