By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të paktën 21 persona u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në Gaza
June 26, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 2182 gjoba në trafik
June 26, 2025
Nis konferenca ndërkombëtare e Kosovës për kërkime arsimore
June 26, 2025
Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur
June 26, 2025
Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raportohet për përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Raportohet për përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
Ballina 2Rajon / Botë

Raportohet për përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/04 at 4:08 PM
Kosova Times Published May 4, 2024
Share
SHARE

Delegacioni i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po merr pjesë në bisedimet në Kajro, përderisa media shtetërore e Egjiptit raportoi për “përparim të dukshëm” në bisedimet për armëpushim me Izraelin.

Ndërkaq, një zyrtar izraelit ka minimizuar mundësinë e një ndalje të plotë të luftës në Gazë, që u nxit pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor.

Presioni është rritur për arritjen e një marrëveshjeje, teksa kriza humanitare në Gazë është thelluar dhe Izraeli, në anën tjetër, po insiston se do të nisë një ofensivë në Rafah, qytetin më jugor të territorit.

Mbi 1 milion palestinez po strehohen në Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, teksa shumë kanë ikur në veri të Gazës dhe sipas Kombeve të Bashkuara, banorët në këtë zonë po përballen me uri.

Ndërmjetësit egjiptianë dhe amerikanë ditëve të fundit kanë raportuar se ka shenja për kompromis, por shanset për t’u arritur një marrëveshje ende nuk janë të mira, pasi çështja kyçe ende nuk është zgjidhur dhe ajo është nëse Izraeli do të pajtohet t’i japë fund luftës pa arritur qëllimin e tij: shkatërrimin e Hamasit.

Media shtetërore egjiptiane, Al-Qahera raportoi më 4 maj se është arritur konsensus për shumë çështje, por nuk ofroi më shumë detaje. Hamasi ka bërë thirrje për përfundimin e plotë të luftës dhe tërheqjen e të gjitha forcave izraelite nga Gaza.

Lufta ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë. Ndërkaq, si pasojë e sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor janë vrarë afër 1.200 persona dhe janë rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli ka thënë se radikalët e Hamasit ende po mbajnë afër 100 pengje dhe mbetjet mortore të më shumë se 30 të tjerëve.

Një zyrtar i lartë izraelit, që foli në kushte anonimiteti lidhur me negociatat që po vazhdojnë, minimizoi mundësinë që të ketë një përfundim të plotë të luftës. Ky zyrtar tha se Izraeli është i përkushtuar që të kryejë ofensivë në Rafah dhe i tha agjencisë Associated Press se shteti nuk do të pajtohet në asnjë rrethanë që t’i japë fund luftës, si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve.

Sipas propozimit të Egjiptit – që është ndërmjetës i bisedimeve –një armëpushim gjashtëjavor do të zhvillohej përmes tri fazave, që parasheh lirimin e pjesshëm të pengjeve dhe tërheqjen e disa trupave izraelite.

You Might Also Like

Të paktën 21 persona u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në Gaza

Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur

Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq

Sistemet ruse Pantsir dështojnë të ndalin turmën e dronëve në Irak

Kina pret ministrat e Mbrojtjes iranianë dhe rusë në sfondin e një ‘ndryshimi të rëndësishëm’

Kosova Times May 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdesin dy alpinistë në Zvicër: “Ata ranë më shumë se një mijë metra”

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë
Horoskopi ditor për datën 5 Gusht
Bill Klinton nesër në Shqipëri, zbardhet agjenda
Komandot izraelite të vrarë në Liban
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?