By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiç për pretendimet se u refuzua: Nuk doja ta shqetësoja Jinping, dhe ai vetë më ftoi të shkoja në skenë
May 10, 2025
India: Pakistani sulmoi bazat tona ushtarake me raketa supersonike me rreze të gjatë veprimi
May 10, 2025
Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë
May 10, 2025
Horoskopi ditor për 10 maj 2025
May 10, 2025
Parada ushtarake në Sheshin e Kuq , lufta në Ukrainë dhe Serbia
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi
Ballina 2Rajon / Botë

Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2024/05/07 at 9:18 AM
Kosova Times Published May 7, 2024
Share
SHARE

Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë, qytetin Vladivostok, ka urdhëruar arrestimin e rreshterit të Shtabit të Shteteve të Bashkuara, Gordon Black dhe e dërgoi atë në paraburgim deri të paktën më 2 korrik, tha më 7 maj zëdhënësja e gjykatës, Elena Oleneva.

Black u akuzua për “vjedhje që i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm një qytetari”, raportoi Kommersant, duke cituar zëdhënësen e gjykatës. Dënimi maksimal për akuzën është pesë vjet burgim.

Mediat perëndimore kishin raportuar më herët se një ushtar amerikan ishte arrestuar në Rusi dhe se ishte akuzuar për vjedhje pasi kishte udhëtuar atje nga Koreja e Jugut, ku ishte i vendosur, pa informuar eprorët e tij, duke u shtuar në listën e amerikanëve të ndaluar nga Moska në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin.

Zëdhënësja e Ushtrisë Amerikane, Cynthia Smith, konfirmoi në një deklaratë më 6 maj se ushtari, i cili nuk u identifikua, u ndalua katër ditë më parë në Vladivostok, një port ushtarak dhe tregtar në lindjen e largët të Rusisë.

Ajo tha se Rusia njoftoi Shtetet e Bashkuara dhe ushtria e njoftoi familjen e ushtarit.

Smith nuk dha detaje të tjera në deklaratë për shkak të “ndjeshmërisë së kësaj çështjeje”.

Ambasada e ShBA-së po kërkon qasje konsullore tek ai, raportoi CNN.

Ndalimi i ushtarit i shtohet listës së shtetasve amerikanë që mbahen në Rusi në rrethana të ndryshme dhe vjen pasi tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelet më të larta që nga Lufta e Ftohtë.

Në mesin e atyre që po mbahen janë gazetarët Alsu Kurmasheva e Radios Evropa e Lirë dhe Evan Gershkovich i The Wall Street Journal, të cilët janë ndaluar me akuza që ata, punëdhënësit dhe mbështetësit e tyre i refuzojnë dhe i konsiderojnë si të motivuara politikisht.

Po ashtu, po mbahet edhe Paul Whelan, i cili në vitin 2020 u dënua me 16 vjet burg për akuzat e spiunazhit që ai dhe qeveria amerikane i kanë hedhur poshtë vazhdimisht.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ushtari i arrestuar po konsiderohej si i munguar pa leje nga ushtria amerikane.

“Federata Ruse njoftoi Departamentin e Shtetit të ShBA-së për ndalimin penal në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore”, tha Smith në deklaratë.

“Ushtria njoftoi familjen e tij dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po ofron mbështetjen e duhur konsullore për ushtarin në Rusi”, shtoi ajo.

Zyrtarët thanë se ushtari ishte i vendosur në Korenë e Jugut, ku ushtria amerikane ka rreth 28.500 trupa, dhe ishte në proces të kthimit në shtëpi në Fort Cavazos, Teksas, por në vend të kësaj udhëtoi për në Rusi.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga raportet se një oficer i ushtrisë amerikane është arrestuar në Rusi. Putin ka një histori të gjatë të mbajtjes peng të qytetarëve amerikanë,” tha në një postim në X përfaqësuesi Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në shtator 2023 Departamenti i Shtetit lëshoi një paralajmërim “mos udhëto” për qytetarët amerikanë.

I pyetur për incidentin, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit do të konfirmonte vetëm se “një shtetas amerikan është ndaluar në Rusi”.

“Ne përsërisim paralajmërimet tona të forta në lidhje me rrezikun që paraqitet për qytetarët amerikanë brenda Federatës Ruse. Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë, siç thuhet në këshillën tonë të udhëtimit për në Rusi,” tha zëdhënësi.

Incidenti vjen më pak se një vit pasi ushtari amerikan, Travis King, i vendosur gjithashtu në Korenë e Jugut në atë kohë, lëvizi në Korenë e Veriut përmes zonës së çmilitarizuar shumë të fortifikuar që ndan dy vendet.

Koreja e Veriut më vonë dëboi Kingun, i cili u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe u ngarkua për dezertim.

You Might Also Like

Vuçiç për pretendimet se u refuzua: Nuk doja ta shqetësoja Jinping, dhe ai vetë më ftoi të shkoja në skenë

India: Pakistani sulmoi bazat tona ushtarake me raketa supersonike me rreze të gjatë veprimi

Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Kosova Times May 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Mercedes largohet nga tregu i Rusisë

Kosova Times Kosova Times October 26, 2022
Tetë persona u arrestuan në Gjermani dhe Poloni për konspiracion dhe ekstremizëm të krahut të djathtë
KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Çitaku: Mjerim që Qeveria e solli punën në këtë pikë
Ndalohen katër persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për ryshfet gjatë realizimit të disa proceduarve tenderuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?