By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AstraZeneca e tërheq vaksinën disa muaj pasi pranoi efektet anësore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > AstraZeneca e tërheq vaksinën disa muaj pasi pranoi efektet anësore
Shëndetësi

AstraZeneca e tërheq vaksinën disa muaj pasi pranoi efektet anësore

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 12:03 AM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Kompania farmaceutike britaniko-suedeze AstraZeneca ka njoftuar se do të tërheqë vaksinën e saj Covid-19 disa muaj pasi pranoi në një gjykatë në Londër se vaksina mund të shkaktojë efekte anësore të rralla dhe të rrezikshme.Vaksina nuk mund të përdoret më në Bashkimin Evropian, pasi kompania tërhoqi vullnetarisht autorizimin e saj të marketingut.

Kërkesa për tërheqjen e vaksinës është dorëzuar më 5 mars dhe ka hyrë në fuqi sot.

Vaksina nuk prodhohet më

Aplikime të ngjashme do të bëhen në muajt e ardhshëm në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera që kanë miratuar vaksinën, e njohur si Vaxevria.

AstraZeneca njoftoi se vaksina u hoq nga tregu për arsye komerciale dhe se nuk prodhohet më dhe nuk furnizohet më, pasi është zëvendësuar me vaksina të përditësuara që janë efektive kundër shtameve të reja të Covid-19, transmeton Telegrafi britanik.

Vaxevria është vënë nën një shqyrtim intensiv muajt e fundit për shkak të një efekti anësor shumë të rrallë, i cili shkakton mpiksje gjaku dhe numërim të ulët të trombociteve në gjak.

Në dokumentet gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Lartë në Londër në shkurt, AstraZeneca pranoi se vaksina “mund, në raste shumë të rralla, të shkaktojë TTS ” .

TTS, tromboza me sindromën e trombocitopenisë, është lidhur me të paktën 81 vdekje në MB, si dhe me qindra efekte anësore serioze.

“Kemi shpëtuar mbi 6.5 milionë jetë”

AstraZeneca është duke u paditur nga më shumë se 50 viktima dhe të afërm të dyshuar në këtë çështje, e cila tani është në Gjykatën e Lartë.

Kompania pretendon se vendimi për tërheqjen e vaksinës nuk lidhet me një padi apo një pranim se mund të shkaktojë TTS, por se koha është thjesht e rastësishme.

– Kemi zhvilluar vaksina për shtamet e reja të Covid-19 dhe kemi tepricë. Kjo çoi në një rënie të kërkesës për Vaxevria, e cila nuk prodhohet më ose nuk furnizohet më. Prandaj, AstraZeneca ka vendosur të iniciojë tërheqjen e autorizimeve të marketingut për Vaxevria në Evropë – njoftoi kompania farmaceutike.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se kompania është “ krenar” për kontributin e saj në përfundimin e pandemisë globale Covid 19 dhe pretendon se në vitin e parë, imunizimi me këtë vaksinë shpëtoi mbi 6.5 milionë jetë përmes tre miliardë dozave të dorëzuara në mbarë botën.

You Might Also Like

Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë

Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Shëndetësi

Përurohet rinovimi i Klinikës së Onkologjisë

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
Hillary Clinton, George Soros dhe Denzel Washington ndër të dekoruarit me medaljen më të lartë civile
IPK: Vitin e kaluar janë hetuar 156 zyrtarë të Policisë
Mehmeti rreth organizimit Shqipëri-Serbi: Në Kosovë ende gjaku i njomë
Turqia rifilloi tranzitin e mallrave evropiane drejt Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?