Policia e Kosovës ka arrestuar dy qytetarë të cilët gjatë përpjekjes për t’i ikur patrullës policore kanë rrezikuar jetën e policëve. Rasti ka ndodhur në fshatin Dremjak të Ferizajt, pasi policia kishte vërejtur tre traktorë të ngarkuar me drunj.
“Në përpjekje për t’i ndaluar, ata kanë rrezikuar pjesëtarët e policisë, duke tentuar t’i godasin me traktorë dhe kanë vazhduar rrugën duke u futur ndaras në rrugica malore dhe dy prej tyre janë bllokuar, ndërsa njëri ka aritur të ikë në drejtim të panjohur. Policia ka arritur që të arrestojë dy prej tyre, ndërsa gjatë arrestimit i kanë rezistuar policisë dhe dy pjesëtarët e policisë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas janë liruar”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit, sipas policisë, janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Sipas policisë, edhe një person është në kërim.
“Si prova materiale janë sekuestruar dy traktorët me drunjë dhe tri motosharra”, njofton policia.