By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE
Ballina 1Lajme

Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 12:10 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar absurde kërkesën e ndërkombëtarëve që Qeveria ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftstatutin e BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Në javët e fundit u përballem me një kusht të ri, i cili nuk ka të bëjë aspak me standardet e anëtarësimit në këtë organizatë. Pas kushtit që të zbatohet një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po e kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ky dokument i sjellë te ne nga përfaqësuesi special për dialog Miroslav Lajçak, së bashku me këshilltarët diplomatik të shteteve të QUINT-it, nuk pranua më 26 tetor të vitit të kaluar. Kosova ka ofruar që ai dokument të bëhet pjesë e pakos së Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe e aneksit të Ohrit, që është pjesë integrale e tij, dhe të nënshkruhet për t’u bërë ligjërisht i obligueshëm dhe i zbatueshëm, por është refuzuar nga Serbia. Refuzimi nuk është pranim, refuzimi është refuzim”, ka thënë kryeministri në hapje të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ai tutje ka thënë se nëse më 26 tetor të vitit të kaluar do të pranohej e nënshkruhej paketa e marrëveshjes në Bruksel, vetëm atëherë ai draftstatut do të mund të dërgohej në Gjykatën e Kushtetuese.

“Draftstatuti i Lajçakut dhe emisarëve të tjerët të QUINT-it si dokument dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument – ‘non paper’. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, ka shtuar Kurti.

Ai ka thënë se mungesa e përkrahjes së Kosovës për anëtarësim në KiE është për keqardhje dhe nuk do t’i ndihmojë normalizimit dhe dialogut dhe as paqes e sigurisë.

Kurti ka thënë se qeveria ka punuar pareshtur për t’i plotësuar standardet e kushtet për t’u bërë anëtare e KiE-së. Ai ka thënë se Kosova dëshiron anëtarësim meritor, por se nuk pranon parakushte tjera.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg., Neni 7 i Marrëveshjes Bazike, edhe në ndërlidhje me nenin 10 nuk mund të nxirret jashtë marrëveshjes, nuk mund të vendoset në qendër të saj dhe as sipër saj si një  çështje urgjente”, ka nënvizuar kreu i ekzekutivit.

You Might Also Like

Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kishin fshehur 55 mijë euro në trup, dogana parandalon kontrabandën

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Borissov në kërkim të koalicionit, heq dorë nga posti i kryeministrit

Kosova Times Kosova Times October 4, 2022
Napoli fiton me përmbysje nga Verona
Ministria e Jashtme ruse propozon gjashte kushte per “paqe”
Rusët të tërbuar: Ukrainasit bombarduan pikën tonë të karburantit, është një akt provokimi
Nita Shala emërohet ambasadore e Kosovës në Itali
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?