By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve, ndryshe paguajnë gjobën e krimit mjedisor
July 29, 2025
Krimineli Ratko Mladić mbetet pas hekurave: Kërkesa për lirim është refuzuar, nuk ka prova për sëmundje të pashërueshme
July 29, 2025
Rusia e bombardon veten aksidentalisht 100 herë në vitin 2025
July 29, 2025
Përurohen tri ndërtesa shumë-banesore sociale në komunën e Skenderajt
July 29, 2025
Fituesja e Olimpiades Ndërkombëtare të Gjuhësisë me foto nga Prizreni
July 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: VMRO-DPMNE shpall fitoren e parlamentit dhe presidencës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > VMRO-DPMNE shpall fitoren e parlamentit dhe presidencës
Ballina 2Rajon / Botë

VMRO-DPMNE shpall fitoren e parlamentit dhe presidencës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 10:05 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Në Maqedoninë e Veriut në orën 7 të mbrëmjes u mbyllën kutitë e votimit për zgjedhjet parlamentare dhe balotazhin për presidentin e vendit. VMRO-DPMNE-ja e spektrit të djathtë duket të ketë arritur një fitore të thellë, ashtu siç parashikohej.

Partia VMRO-DPMNE thotë se ka siguruar 58 nga 120 vendet që ka parlamenti, por kjo nuk mund të konfirmohet nga autoritetet përkatëse dhe as nga partitë tjera pjesëmarrëse në zgjedhje. VMRO-ja po ashtu ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale, me kandidaten e saj Gordana Siljanovska Davkova, për të cilën eksponentë partiakë thonë se mori 67 për qind të votave.

Në kampin politik shqiptar, të dy koalicionet rivale kanë shpallur fitoren e tyre. Bashkimi Demokratik për Integrim me koalicionin Fronti Evropian thotë se është fitues absolut i zgjedhjeve, por pa saktësuar ende numrin e votave ose të vendeve në parlament.

Ndërkaq, koalicioni VLEN, që po ashtu ka deklaruar fitoren absolute, e vlerëson procesin e votimit si jodemokratik, me parregullsi e blerje votash, teksa kërcënon se “do të ketë përgjegjësi për dhunimin e votës”, siç u shpreh Izet Mexhiti i këtij koalicioni në një konferencë shtypi pas mbylljes së qendrave të votimit.

VMRO-DPMNE-ja thotë se dështuan skenarët e pushtetit për bojkotin e zgjedhjeve presidenciale, për çka e akuzon sidomos BDI-në, të ardhmen e së cilës e shikon në opozitë.

Megjithëse rezultatet ende nuk janë shpallur zyrtarisht, duket se humbëse e madhe në këto zgjedhje është Lidhja Social Demokrate. Sipas disa parashikimeve, ajo mund të ketë siguruar midis 24 dhe 26 vendeve në parlament,

Zgjedhjet e 8 majit shikohen si një sprovë për të ardhmen dhe rrugën e këtij vendi drejt Bashkimit Evropian. Ndërkohë, në vendbanimet e banuara me shumicë shqiptare është vërejtur një interesim pothuaj dyfish më i ulët për balotazhin në krahasim me zgjedhjet parlamentare.

Por, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) bën të ditur se është arritur pragu i nevojshëm prej 40% i pjesëmarrjes në votime, që zgjedhjet presidenciale të quhen të vlefshme. Mbi 46 për qind është përfaqësimi në balotazh, teksa për zgjedhjet parlamentare është mbi 53 për qind. Këto të dhëna nuk janë përfundimtare sepse nuk janë përpunuar në tërësi dhe ato mund të ndryshojnë me 2-3 për qind, sipas KShZ-së.

Rivalët politikë shqiptarë, të Frontit Evropian dhe VLEN-it janë përplasur gjatë fushatës për atë se kush do të duhej të bëhet pjesë e qeverisë së re. VLEN ka marrë ftesë publike nga VMRO-DPMNE-ja për t’iu bashkuar kabinetit të pritshëm qeveritar, ndërkohë që BDI-ja dhe Fronti Evropian pretendojnë që fituesi tek ‘blloku shqiptar’ duhet të përfaqësojë vullnetin e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv. Mirëpo, BDI-ja e shkeli parimin ‘fituesi me fituesin’ në zgjedhjet e 2017-s kur hyri në koalicionin qeveritar me LSDM-në, ndonëse VMRO-ja kishte fituar zgjedhjet.

Procesi zgjedhor u ndoq me interes nga vëzhgues të huaj dhe qindra vëzhgues të tjerë vendas.

“Kemi më tepër se 300 vëzhgues të shpërndarë në të gjithë vendin, një prani e rëndësishme kjo. Jemi të shoqëruar nga partnerët tanë parlamentarë”, tha shefja e Misionit të ODIHR-it, Jillian Stirk. ODIHR-i dhe vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit Evropian do të bëjnë të enjten një deklaratë paraprake lidhur me procesin e zgjedhjeve të 8 majit.

Organet e rendit njoftuan për incidente të vogla nëpër disa komuna si ngjitje e pankartave dhe shpërndaje e fletëpalosjeve apo agjitim në Tetovë, Shkup, Kumanovë dhe në disa vendbanime të tjera.

You Might Also Like

Krimineli Ratko Mladić mbetet pas hekurave: Kërkesa për lirim është refuzuar, nuk ka prova për sëmundje të pashërueshme

Rusia e bombardon veten aksidentalisht 100 herë në vitin 2025

Fituesja e Olimpiades Ndërkombëtare të Gjuhësisë me foto nga Prizreni

Nga një bordello në Gazprom

Tusk: 32 persona të dyshuar për sabotim dhe përmbysje të pushtetit u arrestuan në Poloni

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjithnjë e më shumë vende po përgatiten të tërheqin njerëzit e tyre nga Libani

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Edhe gjiganti skocez në sulm për Rrahmanin
Pezullohet zbatimi i ligjit për migrantët në Teksas
Pesë viktima pas të shtënave me armë në Karolinën e Veriut, mes tyre një oficer policie
Aspiratat e Kosovës drejt NATO-s: Çfarë është Partneriteti për Paqe?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?