By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria mohon të ketë lidhje me lajmin për përfundim mandati të Escobarit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria mohon të ketë lidhje me lajmin për përfundim mandati të Escobarit
Ballina 1Lajme

Qeveria mohon të ketë lidhje me lajmin për përfundim mandati të Escobarit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/09 at 5:25 PM
Kosova Times Published May 9, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Zërin e Amerikës mohoi çfarëdo sugjerimi “se lajmi rreth përfundimit të mandatit të (të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel) Escobar të ketë dalë nga qeveria e Republikës së Kosovës”.

Të mërkurën Escobar tha se shkrimet e fundjavës për “shkarkimin e tij” janë “dezinformata” të prodhuara nga “një i ashtuquajtur gazetar” dhe raportimet dolën pasi, kontaktoi me qeveritë në rajon për të diskutuar lidhur me kalimin e tij në një detyrë tjetër në Departamentin amerikan të Shtetit pas përfundimit të mandatit të tij.

“Ky raportim doli pak kohë pasi unë komunikova me qeverinë e Kosovës”, tha Escobar.

Por, qeveria e Kosovës mohoi “çdo sugjerim” që lajmi të ketë rrjedhur prej saj.

Gjatë fundjavës, themeluesi i platformës pak të njohur digjitale ‘Frontliner’, Vedat Xhymshiti, shkroi se diplomati Escobar është larguar nga detyra për shkak të lidhjeve financiare të familjes së tij me institucione shtetërore serbe, respektivisht të bashkëshortes së Escobar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë si dhe një kontratë ligjore ndërmjet Republikës Serbe dhe zyrës ligjore amerikane McGinnis Lochridge më 2019, ku sipas Xhymshitit partner është një familjar i Escobar.

“Dua të them drejtpërdrejt se çdo gjë në atë raportim është gënjeshtër dhe vërtetueshëm gënjeshtër”, tha Escobar.

“Nuk kemi ndonjë kontakt me gazetarin në fjalë, me të cilin nuk ndajmë qëndrim sa i përket pretendimeve të tij në lidhje me emisarin Escobar”, thuhet ndërkaq në një përgjigje të qeverisë së Kosovës për Zërin e Amerikës.

Më herët gjatë javës Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari Escobar nuk është shkarkuar, por do të lëvizë gjatë javëve në vijim në një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, në kuadër të një rotacioni të planifikuar prej kohësh.

Duke hedhur poshtë raportimet, DASh-i bëri thirrje që “gazetarët të vërtetojnë faktet para se të përhapin thashetheme ofenduese dhe të pabaza”, që sipas Departamentit të Shtetit paraqesin kërcënim të jashtëzakonshëm për shoqëritë demokratike.

You Might Also Like

Turqia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi Detin e Zi

Gjermanët e KFOR-it me patrullime gjatë ditës e natës

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen arrestohet dhe rrihet në Iran

Osmani: Mitrovica dhe veriu i vendit pjesë e pandashme e territorit

Vihen në funksion nga KQZ-ja 23 kuti postare në shtete të ndryshme

Kosova Times May 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

FSB i ofroi Putinit të pushonte Gerasimov dhe Shoigu

Kosova Times Kosova Times August 20, 2023
Gjykata tajlandeze shkarkon kryeministrin që nënshkroi ofertën e BRICS
Mbështetësit e Asadit sulmojnë policinë në Siri – Ka të vdekur dhe të plagosur
Së paku 35 të vdekur në dy aksidente të ndara në Pakistan
Maqedonci pret delegacionin nga Iowa: Partneriteti me SHBA-të i rëndësishëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?