By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?
May 15, 2025
Media shtetërore urdhërohet të përgatisë rusët për dështimin e bisedimeve të Stambollit dhe sanksionet e reja
May 15, 2025
Putini mori kontrollin personal të Akademisë Ruse të Shkencave
May 15, 2025
Putin shkarkon shefin e forcave tokësore
May 15, 2025
BBC: Irani punëson grupe kriminale për vrasje në Perëndim. Ne i kemi parë dokumentet.
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vukoviq: Interesat strategjike e kombëtare të parat, pastaj marrëveshjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vukoviq: Interesat strategjike e kombëtare të parat, pastaj marrëveshjet
Lajme

Vukoviq: Interesat strategjike e kombëtare të parat, pastaj marrëveshjet

Kosova Times
Last updated: 2024/05/10 at 11:29 PM
Kosova Times Published May 10, 2024
Share
SHARE

Profesori nga Universiteti “John Hopkins”, Sinisha Vukoviq tha se pranimi i Kosovës në Këshill të Evropës është vendim “puro” politik dhe autoritetet e Kosovës duhet të vendosin nëse duan të bëjnë kompromis në çështje që mund të kenë pasoja afatgjate, apo të presin që ky pranim të bëhet në një periudhë tjetër kohore.

“Sigurisht që pranimi bazohet në disa kritere që vendet kandidate duhet t’i plotësojnë dhe siç e dimë Kosova ka punuar me këto kritere, por vendimi përfundimtar para se të gjithash është vendim politik.

Kosova e ka kryer një pjesë të rolit të vet dhe pjesa tjetër është që të kërkohet vullneti politik në Këshill të Evropës. Kjo na sjell të një dilemë politike: a ja vlenë të bëhet kompromis në disa çështje që mund të kenë pasoja afatgjate për të arritur një përfitim të menjëhershëm, apo të vihet në dinamikë ky pranim në një periudhë të arsyeshme kohore por duke mos bërë kompromise me ato vijat e kuqe”, tha Sinisha Vukoviq në “Lajmet e fundit” në RTK.

Profesori amerikan ndër të tjera tha se interesat strategjike e kombëtare duhet të mbrohen më së pari e pastaj marrëveshjet, dhe sipas tij kryeministri Kurti është përkrahës i fortë i kësaj ideje.

“Marrëveshjet duhet të jenë në përputhje me interesat dhe jo e kundërta. Qasja e Kurtit mendoj që në një masë i ka tronditur disi vendimarrësit në BE dhe Ëashingon, për arsye të qartë sepse, para qeverisë së tij, autoritetet e Kosovës kanë shfaqur një qasje tjetër në negociata”, theksoi ai.

Lidhur për masat e vendosura nga BE tash e një vit, ai tha se Kosova nuk mund ta injorojë faktin që është ende pjesë e një procesi kompleks negocimi që ndërmjetësohet nga autoritetet e BE-së dhe Bashkimi Evropian po përdor “karrotat e veta”.

“Karrota është një formë e një legjitimiteti ndërkombëtar që mund t’i jepet me pranimin në organizata ndërkombëtara ose rajonale për ta stimuluar Kosovën që të bëjë më shumë kompromise në negociata. Megjithatë, ky është një proces vullnetar dhe Kosova ashtu si edhe Serbia, kanë autonomi të plotë të vendimmarrjes për të thënë që më mirë asnjë marrëveshje se sa marrëveshje e keqe”, deklaroi ai.

Duke folur për qasjen e butë të Perendimit ndaj Serbisë dhe forcimit të lidhjeve të saj me Lindjen, Vukoviq tha se masa e durimit ndaj Serbisë është e paimagjinueshme për të. Sipas tij Perendimi po i bën presion fillimisht Kosovës që të pranojë marrëveshjet, e pastaj të nis presionin ndaj Serbisë.

“Për mua është e pashpjegueshme pritshmëria që Serbia dikur ta pranojë Kosovën, dhe preludi (paraskena) është që Kosova ta bëjë konsensusin e Asociacionit. Derisa Kosova të bëjë atë konsensus, ata po i japin një kartë të zbrazët Serbisë që të jetë komplet e pafrenuar në ato qëllimet e veta të politikës së jashtme.

Pra ideja është që t’i bëhet presion Kosovës e kur ajo të bëjë konsensus, atëherë mund ti bëhet presion Serbisë, sepse mund të ketë pritshmëri më të madhe për premtimet e Serbisë. Por kjo është hipotetike, pra nuk mund ta dinë që Serbia do ti nënshtrohet presioneve evropiane sepse deri atëherë Serbia do të ndryshojë dramatikisht pasqyren e vet diplomatike dhe alternativat kundrejt Rusisë dhe Kinës” theksoi Vukoviq në “Lajmet e fundit”.

Ndërkohë, deklaratën e përfaqësuesit të BE-së për politikë të jashmte, Borrell, i cili tha se mezi pret të bashkëpunojë me qeverinë e re serbe, Sinisha Vukoviq e quan deklaratë diplomatike, sepse sipas tij Serbia nuk është nën sanksione, nuk është në listë të zezë dhe nuk shihet si kërcënim, por shihet si partnere.

“Bashkimi Evropian dëshiron që ta kthej Serbinë në partner”, tha ai.

You Might Also Like

Mosheqja e mbeturinave, pasojë e inateve politike

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Mbrojtja e Shalës apelon vendimin për dënim

Telekomi i Kosovës paralajmëron padi ndaj përmbaruesit privat

LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse

Kosova Times May 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komuna e Malishevës punëson personin me aftësi të kufizuara

Kosova Times Kosova Times July 3, 2024
Bislimi dhe ambasadori Italian biseduan mbi zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik
Rama i kërkon Vuçiqit normalizim e njohje të ndërsjellë me Kosovën
Në Irkutsk, një pjesë e studentëve dhe mësuesve të universitetit refuzuan të dhuronin para për luftën
Izraeli i paralajmëron 1.1 milionë njerëz të largohen nga veriu i Gazës brenda 24 orëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?