By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi në Hungari flet për synimet e objektivat e Kosovës për integrimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi në Hungari flet për synimet e objektivat e Kosovës për integrimet
Ballina 1Lajme

Bislimi në Hungari flet për synimet e objektivat e Kosovës për integrimet

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 9:14 AM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Në qëndrimin e tij në Budapest, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ishte i ftuar në Institutin Hungarez të Çështjeve Ndërkombëtare (HIIA), ku ligjëroi dhe bashkëbisedoi me përfaqësues të institutit e ku pjesëmarrës në audiencë ishin edhe diplomatë, njohës të çështjeve ndërkombëtare e studentë.

Gjatë fjalës së tij hyrëse, zëvendëskryeministri ndër të tjera përmendi shkallën impresionuese të uljes së papunësisë në vend, si dhe rritjen ekonomike e indikatorët makro ekonomikë pozitiv të cilët përmirësuan performancën e shtetit në tri vitet e fundit. Duke theksuar se regjistrimi i popullsisë i cili po zhvillohet është i rëndësishëm për pajisjen me të dhëna të sakta e ngritjen e politikave të mirë targetuara, ai shtoi se në vazhdimësi është punuar në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Nënvizoi se zhvillimi që ka njohur vendi ynë ka ardhur përtej barrierave me të cilat jemi përballur, dhe se eliminimi i tyre zgjeron mundësitë, kapacitetet e potencialin tonë për avancim të mëtejshëm demokratik.

Më tej, ai theksoi se është e rëndësishme të sigurohemi që kjo rritje ekonomike të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Përmendi edhe arritjen e liberalizimit të vizave, aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor 2022, si dhe synimet e objektivat e vendit në procesin e integrimit evropian në prag edhe të Presidencës së ardhshme të Këshillit të BE-së nga Hungaria, rëndësinë e zgjerimit dhe Planit të Rritjes të BE-së, punën e përpjekjet tona në këtë drejtim si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për interesin e shfaqur për ta njohur më shumë situatën në vend, sfidat me të cilat përballet Kosova dhe objektivat tona për të ardhmen. Para fillimit të sesionit të diskutimit, zëvendëskryeministri Bislimi u mirëprit në takim edhe nga drejtuesi i këtij instituti, Gladden Pappin. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Një casus belli për ultima ration

Kosova Times Kosova Times March 18, 2025
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Faton Peci bën kallëzim penal ndaj Abdixhikut dhe zyrtarëve të LDK-së, kjo është arsyeja
Konfirmohet ekipi olimpik i xhudos, Kuka: Caku, medalja olimpike
Usyk pas fitores ndaj Fury: Është një fitore e madhe për shtetin tim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?