By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çitaku: Kosova është në agoni, kërkojmë zgjedhje për zgjidhje të situatës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çitaku: Kosova është në agoni, kërkojmë zgjedhje për zgjidhje të situatës
Lajme

Çitaku: Kosova është në agoni, kërkojmë zgjedhje për zgjidhje të situatës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 9:21 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Parisë Demokratike të Kosovës, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, mes tjerash, ‘darkën e punës’, ku janë takuar kryeministri Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Duke folur për arsyen e takimit të Kurtit me Krasniqin, Çitaku tha se në një shoqëri normale, në një vend stabil, takime të tilla do të ishin krejtësisht normale, duke shtuar se është biseduar për zgjedhje parlamentare si një instrument demokratik për të zgjidhur problemet e mëdha të qytetarëve të vendit, si në aspektin ekonomik, për çmimin e lartë të rrymës, kostoja e papërballueshme e jetesës, ashtu edhe politik, ndërsa përmendi detyrat e politikanëve të vendit.

“Detyra e lartë e politikës është që të ofrojë zgjidhje, ngase po besojmë se Kosova është në një agoni”, tha Çitaku në RTKPrime.

Ajo për takimin e djeshëm mes Kurtit e Krasniqit, mohoi mundësinë e ndonjë konspiracioni, teksa shtoi se për PDK-në, e rëndësishme që të ketë zgjedhje sa ma parë.

Çitaku: E rëndësishme është qëllimi e jo forma e shkuarjes në zgjedhje

Lidhur me reagimet e partive të tjera opozitare, LDK e AAK, për takimin mes Kurti dhe Krasniqit, Citaku tha se të gjitha partitë opozitare pajtohen se situate në vend është e rëndë.

“Nuk dua të ngre shtiza kundrejt partnerëve tanë opozitar, por problemin e kemi me qeverisjen, e cila ka degraduar jetën institucionale në këto katër vitet e fundit”, tha Çitaku.

Lidhur me mënyrën e shkuarjes në zgjedhje, Çitaku tha se e vetmja mënyrë është të shpartallohet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje, ndryshe, shtoi ajo, përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket se është opsion real.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon zgjedhje si instrument demokratik për të ofruar një platformë të re që synon të përmirësojë kualitetin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe që vendi të shkojë në zgjedhje, qoftë përmes të dorëheqjes së Kryeministrit, qoftë përmes të shpërndarjes së Kuvendit”, theksoi Çitaku.

Ajo vuri në dukje se kryetari Krasniqi është takuar kohë më parë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të krijuar një konsensus të gjerë politik, që të ketë një dakordim për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Çitaku tha se para mocionit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, PDK do të zhvillojë takime me partitë opozitare për dakordësim për datën e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se PDK është e mendimit që të jetë data 9 qershor, por që për shkak të çështjeve procedurale, për PDK-në është e rëndësishme që të shkohet në zgjedhje sa ma parë, sepse është e nevojshme dhe e domosdoshme.

“E rëndësishme është që të shkohet në zgjedhje, pra qëllimi e jo forma e shkuarjes në zgjedhje”, tha Çitaku.

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Osmani: Akti i 24 shtatorit synonte destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Kosova Times Kosova Times October 13, 2023
Dhuna ndaj të miturës, Hyseni: Institucionet të veprojnë menjëherë
Ja si shkojnë fëmijët në shkollë në Kinë: Një shkallë e rrezikshme që të çon drejt “reve”
Kurti: Liruam nga pagesat e shërbimeve kadastrale disa kategori
Hovenier: Qeveria të lëvizë para me Asociacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?