By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Kurti: Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës
January 11, 2026
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trashëgimtarët e Maradonës kërkojnë: Ndaloni ankandin, trofeu i vjedhur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Trashëgimtarët e Maradonës kërkojnë: Ndaloni ankandin, trofeu i vjedhur
Sport

Trashëgimtarët e Maradonës kërkojnë: Ndaloni ankandin, trofeu i vjedhur

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 9:50 AM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Vajzat e Maradonës do të ngrenë një padi për të parandaluar shitjen e Topit të Artë që babai i tyre fitoi si lojtari më i mirë në Kupën e Botës 1986 në Meksikë.

Trofeu u konsiderua i humbur, por së fundmi doli në sipërfaqe dhe u ofrua në një ankand në Paris, tha shtëpia e ankandeve Agit.

Maradona, i cili vdiq në vitin 2020 në moshën 60-vjeçare, fitoi Topin e Artë për lojtarin më të mirë në Kupën e Botës 1986 në Meksikë, e cila u fitua nga Argjentina.

Kampionatin e shënoi me golat ndaj Anglisë në çerekfinale – “dora e Zotit”, por edhe “goli i shekullit” ishin vepër e duarve dhe këmbëve të tij.

Trashëgimtarët e Marodnës pretendojnë se trofeu i përmendur është vjedhur dhe se askush nuk ka të drejtë ta shesë.

Avokati Žil More do t’i paraqesë një kërkesë presidentit të gjykatës në Nanterre për tërheqjen e Topit të Artë nga ankandi. Ata do të kërkojnë gjithashtu sekuestrimin gjyqësor të trofeut dhe do të bëjnë denoncim për vjedhje.

Maradona e fitoi atë trofe në Champs-Élysées në 1986, por ai u zhduk pa ndonjë arsye të vlefshme.

Në këtë drejtim, u shfaqën versione të ndryshme, nga ato që ai e humbi në një lojë pokeri; se iu desh ta shiste për të shlyer borxhet e tij, derisa, ndoshta më saktë, e mbajti në një bankë të Napolit që u grabit nga mafiozët vendas në 1989.

Familja e Maradonës dëshiron të ndalojë shitjen e trofeut sepse besojnë se Topi i Artë i përket atyre.

Shtëpia e ankandeve, nga ana tjetër, pretendon se akuza të tilla nuk kanë shumë kuptim, sepse personi që bleu trofeun nuk e dinte se ishte vjedhur dhe e bëri shumë vite më parë.

Agit, shtëpia e ankandeve që duhet të bëjë shitjen e Topit të Artë, pretendon se janë kryer të gjitha hetimet dhe se të gjitha informacionet janë kontrolluar me autoritetet franceze dhe italiane.- Rezultati është se deri më sot nuk ka asnjë provë që do të sfidonte vullnetin e mirë dhe pronësinë e shitësit tonë – tha shtëpia e ankandeve.

Shitja është planifikuar për 6 qershor dhe blerësit do të duhet të depozitojnë 150 mijë euro për të marrë pjesë në ankand.

You Might Also Like

Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë

Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hoti: Kosova ka bërë progres në ndërtimin e demokracisë

Kosova Times Kosova Times May 16, 2023
Dardanet e reja bëjnë hapin e madh drejt Botërorit
Kurti në pritjen lamtumirëse të Szunyog: Kosova vendi më pro BE-së
Më shumë se 50 dronë ukrainas sulmuan shtatë rajone të Rusisë
“Burrat i veshën me tirq e qeleshe”: Familja Veseli shpëtoi tri familje hebraike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?