By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izraeli publikon pamje të agjentëve që ngrenë sisteme sulmi në Iran
June 13, 2025
Komandanti i forcave speciale çeçene bën thirrje për mobilizim të një milion rusëve në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute
June 13, 2025
Dasma Bezos-Sanchez në Venecia, 250 të ftuar, 30 taksi të rezervuara
June 13, 2025
Arrestohet në Greqi vrasësi i dyshuar i nënës dhe vajzës së gjetur në Villa Pamphili
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës
Ballina 1Lajme

Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 2:07 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Organizatat e Shoqërisë Civile i janë drejtuar me një letër të hapur Këshillit të Evropës ku shprehin mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Në këtë letër organizatat theksojnë se anëtarësimi në KiE është hap themelor në forcimin e përkushtimit dhe realizimit të të drejtave të njeriut dhe perspektivës evropiane.

Në letrën e organizatave të shoqërisë civile thuhet se do të jenë të përkushtuara të sigurojnë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të përmbushë të gjitha kushtet pas anëtarësimit, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexoni të plotë letrën e organizatave:

Letër e hapur në mbështetje të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ne, si anëtarë të organizatave të shoqërisë civile të Kosovës duam t’u bëjmë thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës dhe të shprehim shqetësimet tona për perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Ne mbështesim fuqimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është një hap themelor në forcimin e përkushtimit dhe realizimit të vendit për të drejtat e njeriut dhe konfirmimin e të ardhmes së Kosovës në BE.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës jo vetëm që do të ndihmonte procesin e integrimit evropian të Kosovës, por edhe do të përshpejtonte demokratizimin për të përmbushur standardet evropiane.

Ne gjithashtu e pranojmë se përgjegjësitë e Kosovës nuk përfundojnë me anëtarësimin. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që qeveria jonë të vazhdojë të përmbushë të gjitha kushtet pas anëtarësimit.

Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shoqëria civile në Kosovë është e përkushtuar në mbajtjen e presionit ndaj qeverisë për të përmbushur obligimet për të cilat është përkushtuar Kosova, në mënyrë të plotë dhe transparente, duke siguruar që rruga jonë drejt integrimeve evropiane të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ne jemi të gatshëm të mbështesim dhe avokojmë për këto synime, duke promovuar një të ardhme ku Kosova të përparojë si pjesë e familjes evropiane. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

Konsullata në Dusseldorf shënon Ditën e Çlirimit me ceremoni solemne

Dita e Çlirimit të Suharekës, Haradinaj: Gjithmonë në kujtim të të rënëve

Osmani takon kryeministrin japonez, diskutojnë për bashkëpunim ekonomik

MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Teknologji

Çfarë rreziqesh përbëjnë modelet e avancuara të IA-së në duart e gabuara?

Kosova Times Kosova Times May 12, 2024
Kurti: Regjistrimi i popullsisë, një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme institucionale
Në shtator do të hapet konkursi për rekrutimin e 300 ushtarëve të rinj
Ukraina do të marrë një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 500 milionë dollarë
Arabia Saudite do të heqë ndalimin e alkoolit përpara Kupës së Botës 2034
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?