By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bashkëpronarja e Miss Universe akuzohet për mashtrim, gjykata në Tajlandë lëshoi ​​një urdhër arresti për të
November 27, 2025
Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare forcojnë bashkëpunimin strategjik
November 27, 2025
Nga UÇK te Ushtria e Kosovës: 28 Vite Rrugëtim dhe Transformim
November 27, 2025
Institucionet bashkojnë forcat për mbrojtjen e viktimave të krimit
November 27, 2025
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liderët arabë mblidhen në Bahrejn për të diskutuar për Gazën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Liderët arabë mblidhen në Bahrejn për të diskutuar për Gazën
Rajon / Botë

Liderët arabë mblidhen në Bahrejn për të diskutuar për Gazën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/16 at 9:31 AM
Kosova Times Published May 16, 2024
Share
SHARE

Liderët arabë takohen në Bahrejn më 16 maj për samitin, që pritet të dominohet nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – teksa nuk ka shenja se mund të arrihet shpejt një armëpushim.

Udhëheqësit e 22 anëtarëve të Ligës Arabe takohen në Manama. Kjo është hera e parë që ky bllok takohet që nga samiti i jashtëzakonshëm në Riad të Arabisë Saudite që u mbajt nëntorin e kaluar. Në atë takim kishin marrë pjesë edhe anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Në takimin e nëntorit, liderët dënuan veprimet “barbare” të forcave izraelite në Gazë, por nuk kishin miratuar vendosje të masave ndëshkuese ekonomike dhe as nuk kishin marrë ndonjë vendim për hapa politikë ndaj Izraelit, pavarësisht zemërimit të rritur në rajon për luftën në Rripin e Gazës.

Kjo mund të ndryshoi kësaj radhe, pasi mbështetja për një zgjidhje me dy shtete, është rritur në mbarë botën. Një zgjidhje e tillë për konfliktin e gjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve është shtyrë përpara që një kohë të gjatë edhe nga shtetet arabe.

Teksa lufta po vazhdon, Katari, që ndërmjetëson bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit, tha se bisedimet për armëpushim dhe lirim të pengjeve kanë ngecur.

Lufta shpërtheu pasi Hamasi sulmoi më 7 tetor jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Nga ofensiva e ushtrisë izraelite janë vrarë më shumë se 25.000 persona, shumica civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Një ditë më herët kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se pothuajse 50.000 persona janë evakuuar nga Rafah, në jug të Gazës, teksa insistoi se shteti i tij do të kryejë operacion kundër batalioneve të Hamasit në këtë qytet, pavarësisht se një operacion i tillë në Rafah – ku janë strehuar shumë palestinezë – është kundërshtuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

You Might Also Like

Bulgaria shkarkon drejtuesit rusë të degëve të Lukoil

Turqia po ndërton një shkatërrues për “Kupolen e Çelikut”

Deri tani nuk kishte asnjë përgjigje nga Uashingtoni në lidhje me zgjatjen e licencës për NIS-in

Një anije kozmike me një ekuipazh amerikan dhe rus është nisur drejt ISS-së. Do të jetë atje deri në verë

Gjykata i dënoi të pandehurit në rastin e shpërthimit të Urës së Krimesë me burgim të përjetshëm

Kosova Times May 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Gjeopolitikë

Pse Kina nuk është paqebërëse për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times November 2, 2024
Osmani: Masakra e Poklekut, kujtesë që nuk shuhet
Drejtori Hoxha ndan vetura për policët e lagjes
Gara e burrave gjermanë me gishtërinjtë më të fortë
Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?