Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu shtua edhe një profesor universitar, Mensur Neziri, te cilit njëherësh iu dha besimi për të udhëhequr degën e këtij subjekti ne Shtime.
Me këtë rast kreu i AAK-së, Ramush Haradiaj, tha se vizioni i Aleancës për një shtet të sigurt e të zhvilluar ekonomikisht po merr mbështetje anekënd vendit.
“Koalicioni i prirë nga Aleanca po dëshmohet si forcë serioze politike për t’i sjellë Kosovës ndryshimin e nevojshëm. Në këtë rrugëtim për shtetin, na janë bashkuar shumë njerëz me vlera, profesionistë të dëshmuar në shumë fusha.
Sot, Aleancës i bashkohet edhe z. Mensur Neziri – profesor universitar e me një përvojë të gjatë institucionale dhe akademike. Gjithashtu, nga sot, z. Neziri merr besimin për të udhëhequr me degën e Aleancës në qytetin e Shtimes. Me përvojën e tij të dëshmuar, Profesor Neziri do të jetë një alternativë serioze për qytetarët e Shtimes drejt avancimit të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit.
Suksese në rrugën tuaj të re Profesor Mensur Neziri. Bashkë për Aleancën dhe shtetin!”, ka thënë Hardinaj. /Kosovatimes/