By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Ballina 1Lajme

Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/17 at 5:36 PM
Kosova Times Published May 17, 2024
Share
SHARE

Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri të Kosovës, i kanë ndërprerë transaksionet e pagesave në dinarë qysh në fillim të kësaj jave.

Këto institucione nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për konfirmimin e kësaj, por gazetarja e REL-it në terren vërtetoi se është e pamundur të bëhet ndonjë pagesë me dinarë.

Punëtorët e këtyre institucioneve thanë, po ashtu, se janë paralajmëruar se kjo situatë do të vazhdojë deri në një njoftim tjetër.

Banka Qendrore e Kosovës njoftoi më 13 maj se periudha tremujore transitore për zbatimin e lehtësuar të rregullores së saj, që e ndalon përdorimin e dinarit serb, ka marrë fund.

Kjo rregullore u fuqizua më 1 shkurt, duke e bërë euron mjet të vetme pagese me para të gatshme.

Rregullorja nxiti reagime të shumta nga Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, për faktin se komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia.

Disa takime mes Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për të arritur ndonjë marrëveshje për çështjen, përfunduan këtë javë pa sukses.

“Vazhdojmë edhe me dinarë”

Në Kursimoren e Postës, qytetarët mund të tërheqin mjete në euro, të cilat janë të kufizuara në një shumë që varion, por që shpesh shkon deri në 400 euro.

Pagesa në dinarë, megjithatë, vazhdojnë të bëhen në objekte të shitjes me pakicë.

Bllagica, pronare e një dyqani në Mitrovicën e Veriut, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se pranon ende dinarë.

“Ne pranojmë edhe euro, edhe pse është pak problem kthimi i kusurit prej 10 apo 20 centësh, derisa të rregullohet pak…”, thotë Bllagica.

Ajo shton se do të vazhdojë të pranojë dinarë “derisa ata të ndalohen plotësisht”. Thotë se askush nuk i ka vizituar dhe nuk i ka kontrolluar për paratë që përdorin.

“Këtu te ne nuk ka pasur kontrolle sa u përket dinarëve. Ka pasur vetëm gazetarë për të pyetur… Mirëpo, mjet i pagesës këtu është ende dinari”, thotë Bllagica, duke konfirmuar se e di se periudha transitore ka përfunduar.

Edhe Natasha, punonjëse në një dyqan në Mitrovicën e Veriut, thotë se pranon dinarë, paralelisht me euron.

“Kemi vite që punojmë edhe me dinarë, edhe me euro. Por, ne vazhdojmë të pranojmë dinarë për aq kohë sa kemi mundësi”, thotë ajo.

Ngjashëm tregon se askush nuk i ka vizituar dhe nuk i ka kontrolluar për valutën që përdorin.

“Deri më tash jo, kam dëgjuar nga lokale të tjera që ka pasur [kontrolle]… Sigurisht që i presim çdo ditë”, thotë ajo, por nuk specifikon se për cilat lokale e ka fjalën.

“Nuk jam i sigurt se si është situata në terren [lidhur me përdorimin e dinarit], ndoshta varet nga rastet veç e veç. Por, në përgjithësi, është shumë e keqe, për të mos thënë katastrofale”, thotë Dushan Gashiq, afarist në Mitrovicën e Veriut, për Radion Evropa e Lirë.

Valuta e Serbisë, ngjashëm, vazhdon të qarkullojë edhe në mjediset me shumicë serbe në jug të Kosovës.

Kush duhet të bëjë kontrolle?

Pa specifikuar shumë, Banka Qendrore e Kosovës thotë për REL-in se “secili institucion publik ka mandatin, përgjegjësinë dhe detyrimet e përcaktuara me dispozitat e rregullores”.

Mejdi Bektashi, i cili më herët ka shërbyer edhe si anëtar i Bordit të BQK-së, thotë se barra bie mbi Doganën e Kosovës, Inspektoratin e Tregut dhe Administratën Tatimore.

“Pas dështimit të negociatave [mes Kosovës dhe Serbisë] në Bruksel, të vetmit që mund ta zbatojnë këtë vendim, janë: ATK-ja, Dogana dhe Inspektorati i Tregut”, sipas tij.

Ai thotë se zbatimi i rregullores, megjithatë, “nuk do të jetë i lehtë”. Dogana mund të arrijë ta ndalojë hyrjen e dinarëve në kufi, por do ta ketë shumë të vështirë ta ndalojë hyrjen e tyre në mënyrë ilegale, përmes rrugëve alternative, thotë eksperti i ekonomisë.

“…sepse është problem të kontrollohet një kufi aq i brishtë”, shton ai.

Dogana thotë se zbatimi në praktikë i rregullores së BQK-së nuk parqet ndonjë problem, por nuk jep detaje shumë.

“Do t’i zbatojmë politikat e përcaktuara nga institucionet e Kosovës, konform autorizimeve ligjore”, thuhet në një deklaratë të këtij institucioni, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Nga hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së, Dogana njoftoi disa herë se ka ndaluar hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së.

Në ATK, ndërkaq, thonë se situata për ta mbetet e njëjtë, pavarësisht rregullores së BQK-së.

“Ky institucion, tatimet i pranon vetëm në valutën euro, nga të gjitha bizneset – siç ka ndodhur edhe deri më tash”, thotë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj.

Nëse në komunat me shumicë serbe, inspektorët hasin në biznese të paregjistruara, ato detyrohen të regjistrohen dhe të paguajnë tatime – në të kundërtën gjobiten, ashtu sikurse edhe në komunat tjera, sqaron ai.

Inspektorati i Tregut nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë për këtë temë, por, sipas Bektashit, ky organ që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, duhet të bëjë kontrolle më të detajuara në dyqanet e mjediseve me shumicë serbe.

“Të kontrollohet nëse çmimet e produkteve janë të vendosura në valutën euro apo në dinarë, me çfarë valutash realizohen shitblerjet… Tregtarët serbë mund t’i vendosin çmimet në euro, por, në të zezën, pa problem mund të pranojnë dinarë si mjet pagese”, thotë Bektashi.

Me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, nëse inspektorët hasin në çmime të vendosura në dinarë, bizneset mund të gjobiten nga 1.000 deri në 20.000 euro, varësisht nga shkelja ligjore.

Pas takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, më 15 maj në Bruksel, Bashkimi Evropian – si ndërmjetësues i procesit – tha se palët nuk kanë gatishmëri për gjetjen e një marrëveshjeje kompromisi për dinarin.

Çështja i lëkundi raportet e Kosovës me disa aleatë perëndimorë, të cilët i kërkuan pezullimin e rregullores derisa qytetarët e prekur të përshtaten me praktikën e re. Autoritetet në Kosovë, megjithatë, nuk lëshuan pe.

You Might Also Like

Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë

Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025

Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës

Kupina: Behrami po shpif, Presidenca nuk vazhdon mandat të Speciales

Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit

Kosova Times May 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiqin për situatën në veri

Kosova Times Kosova Times November 7, 2022
Moti sot kryesisht i vranët
Ushtarët e KFOR-it realizojnë trajnim për shënjestrim në Kampin Bondsteel
Parlamenti turk ratifikon anëtarësimin e Suedisë në NATO
Një kompleks anti-ajror u instalua në qendër të Moskës!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?