By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Skemat sociale ishin të dizajnuara keq, fokus kishim reformimin rrënjësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kurti: Skemat sociale ishin të dizajnuara keq, fokus kishim reformimin rrënjësor
Ballina 1Financa

Kurti: Skemat sociale ishin të dizajnuara keq, fokus kishim reformimin rrënjësor

Kosova Times
Last updated: 2024/05/18 at 2:33 PM
Kosova Times Published May 18, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, në lansimin e Pilotimit të Projektit për Reformën e Asistencës Sociale ka deklaruar se Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë dizajnuar një skemë të re e cila bazohet në test të varfërisë, siguron barazi të plotë për të gjithë dhe nxitë punësim formal.

“Kjo skemë sociale heq diskriminimin dhe shtysat e gabuara që kanë qenë të instaluara në skemën aktuale. Kjo skemë bën vlerësim të varfërisë për secilën familje dhe siguron që ato familje që janë të varfra do të mbështeten nga qeveria pa marrë parasysh moshën e fëmijëve. Skema e re është e ndërtuar mbi mekanizma që sigurojnë aktivizim të përfituesve të skemës në tregun e punës dhe punësimin formal të tyre”, deklaroi Kurti.

Kryeministri ka kërkuar nga qytetarët që aktualisht kanë të ardhura të ulëta, të bëhen pjesë e pilotimit të skemës sociale, duke theksuar se ky pilotim i ndihmon edhe qeverinë në projektligjin për ndihmën dhe mbrojtjen sociale.

“Qysh ka ky moment secila familje në Republikën tonë e cila ka të ardhura më të ulëta se 100 euro për anëtar për muaj, mund të qaset në E-Kosova dhe të aplikojë për tu bërë pjesë e pilotimit të skemës së reformuar të asistencës sociale”, ka thënë ai.

Duke e cilësuar skemën e re si realizim të premtimit të qeverisë, kryeministri Kurti ka thënë se skema e trashëguar është diskriminuese, e padrejtë dhe nxitë papunësi e punësim jo formal.

Ndërsa Ministri i Financave Hekura Murati tha se ndryshimi që po bëhet përmes këtij pilotimi dhe pastaj që do të transmetohet edhe në Ligjin e ri për Skemën e Asistencës Sociale është ndryshim thelbësor sepse fillimisht e trajton çështjen e diskriminimit.

“Familjet është dashur të kenë fëmijë nën pesë vjeç që të kualifikohen dhe të marrin asistencën sociale përndrydheshin përjashtoheshin në momentin kur fëmija mbushte pesë vjeç. Në anën tjetër ka qenë problematike se sa herë që një familje ka tentuar të gjenerojë të ardhura qysh në muajin e parë sado të vogla të kenë qenë të ardhurat ka pasur raste edhe kur kanë qenë të angazhuar si vëzhgues apo komisionarë në zgjedhje një muaj dhe vetëm për atë muaj që kanë marrë të hyra u është ndërprerë asistenca sociale. Kjo po ndryshon sepse tani mënyra si është dizajnuar mekanizmi është i atillë që nuk merr parasysh nevojën për të pasur fëmijë nën pesë vjeç, mirëpo i kategorizon anëtarët e familjes që mund të punojnë, apo si anëtarë të familje që nuk aktivizohen”, tha ai.

Ministri Murati ka bërë të ditur se ky pilotim është i qasshëm edhe në “E-Kosova”.

“Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, personi që është në arsim të vazhdueshëm deri në moshën 26 vjeçare, gratë gjatë shtatzënisë , anëtarët e familjes deri në moshën nën 18 vjeç, ose personat mbi moshën 65 vjeç, ndërsa të tjerët do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune. Ky pilotim është i hapur dhe është në E-Kosova dhe nëpër qendrat e plotësimit”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive

26 vjet nga çlirimi, Kosova storie suksesi e NATO-s

Osmani: Kosova e vlerëson mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Urat mbi Ibër: Zhvillim për disa, ide pa kuptim për të tjerët

Kosova Times May 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Ushqimi kundër rënies së flokëve: 6 ushqime që do t’ju ndihmojnë të keni flokë më të trashë

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
Arrestohet shpërndaresi në rrjetet sociale te materialeve keqpërdoruese seksuale të fëmijëve
FSK arrin suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Ajova të ShBA-së
Vihet gurthemeli i objektit të AMF-së në Uglar
Navalny po transferohet në një dhomë të tipit qeli për gjashtë muaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?