By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nevoja e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkufitar Shkodër-Krajë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Nevoja e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkufitar Shkodër-Krajë
Lajme

Nevoja e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkufitar Shkodër-Krajë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/18 at 8:05 PM
Kosova Times Published May 18, 2024
Share
SHARE

Një fotoekspozitë e arkitektit Korab Kraja, e titulluar “Kraja Monumentale“ ka sjellë në vëmendje nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Shkodrës dhe Malësisë së Krajës, në Mal të Zi. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, Kraja është e vetmja zonë e banuar nga shqiptarët në Mal të Zi, e cila nuk ka një pikëkalim kufitar me Shqipërinë, megjithëse një gjë e tillë është premtuar prej shumë vitesh nga autoritetet shtetërore si të Shqipërisë, ashtu edhe Malit të Zi.

E hapur në qendrën historike të qytetit të Shkodrës, ekspozita fotografike “Kraja Monumentale”, e arkitektit Korab Kraja, është një bashkëpunim mes Shoqatës “Kraja” në Mal të Zi dhe Qendrës së Trashëgimisë Kulturore, në Shkodër.

Ekspozita, thotë autori i saj, arkitekti nga Kraja, Korab Kraja, përmban 40 fotografi dhe sjell pjesë të rëndësishme të trashëgimisë materiale, të harruar ose në rrezik, që dëshmojnë për identitetin e Krajës, si pjesë e trashëgimisë kulturore të Shkodrës.

“Për sa i përket trashëgimisë ndërtimore, Kraja është mjaft e pasur. Ka trashëgimi ndërtimore të larmishme. Ndërsa, për sa i përket lidhjes me Shkodrën, është një lidhje direkte, sepse ka ndikime arkitekturore nga Shkodra në Krajë, por edhe anasjelltas”, thotë ai.

Në përpjekje për të ruajtur vlerat e trashëgimisë së përbashkët kulturore, Shoqata “Kraja” në Mal të Zi dhe Qendra e Trashëgimisë Kulturore, në Shkodër, janë binjakëzuar ditët e fundit, thotë drejtuesja e Qendrës së Trashëgimisë Kulturore, Besara Podgorica.

“Ky binjakëzim do të shënojë edhe aktivitetet të tjera të ndërsjella, të cilat synojnë që të promovojnë jo vetëm kulturën, po edhe aspekte të historisë, vlerave, identitetit, trashëgimisë, fakteve, të cilat dëshmojnë për lidhjen e kahershme mes Malësisë së Krajës dhe Shkodrës”.

Kraja është një krahinë e veçantë etnografike shqiptare, që shtrihet mes Liqenit të Shkodrës dhe Malit të Rumisë. Dy fshatra të Krajës, Shiroka dhe Zogaj, ndodhen brenda territorit të Shqipërisë, në bashkinë e Shkodrës, kurse 22 fshatrat e tjerë ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në komunën e Tivarit.

Arkitekti Kraja thotë se është e rëndësishme të ruhet dhe pasqyrohet kjo pasuri e trashëgimisë kulturore shqiptare, pasi, për shkak të gjendjes ekonomike dhe mundësive të pakta të komunikimit, banorët e Krajës vazhdojnë të largohen drejt emigrimit, kryesisht në ShBA.

“Ka mjaft shpërngulje. Ka aktivitete të radha por, për sa i përket shoqatës “Kraja” mundohet të ngjallë pak aktivitete dhe lëvizje në Krajë. Shpëngulja sigurisht e ka bërë të vetën dhe, do të ishte mirë, që sidomos Shkodra, t’i vinte një dorë Krajës për sa i përket aktiviteteve, por edhe mirëqenieve të tjera qofshin ato kulturore por edhe ekonomike”.

Shkrimtari dhe publicisti nga Kraja, Ali Gjeçbritaj, thotë se përveç mungesës ndër vite të investimeve, një nga shkaqet e emigrimit të banorëve të Krajës është edhe mungesa e komunikimit me shtetin amë, Shqipërinë.

“Të gjitha pjesët, të cilat lidhen me Shqipërinë, kanë pika kufitare që janë që nga viti 1990 sepse, me rënien e Murit të Berlinit tejkalohen shumë barriera që kanë penguar deri atëherë, po Kraja ka mbetur jashtë. Edhe sot e kësaj ditë, edhe pse flitet me të madhe nga të dy anët e kufirit se do të hapet pika kufitare Skje- Zogaj, edhe sot e gjithë ditën ajo mbetet e mbyllur”, thotë ai.

Në vitin 1961, thotë Ali Gjeçbritaj, Kraja kishte 5600 banorë, ndërsa sot në Krajë nuk jetojnë më shumë se 1000 banorë. Ndaj, sipas tij, veç të tjerash, është i rëndësishëm, zgjerimi i komunikimit me Shkodrën dhe Shqipërinë, për të frenuar emigrimin dhe zgjeruar hapësirat e komunikimit ndërkufitar.

You Might Also Like

CNN rendit “Zjerm” të Shqipërisë të parën në Eurovision

Sonte finalja e Eurovizion 2025, drejtpërdrejt në RTK

Alban Skënderajn me koncert ne Milano tubon mijëra shqiptarë

Kalorësi 2600-vjeçar nga Apolonia ekspozohet në Vjenë

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit

Kosova Times May 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut

Kosova Times Kosova Times August 6, 2023
BE-ja refuzoi të transferojë 5 miliardë euro të ardhura nga asetet ruse në Ukrainë
Duam paqe, nuk duam luftë!
WP: Kina dhe Rusia po diskutojnë ndërtimin e një tuneli nga Krimea
Vdes shkrimtari e piktori Remzi Limani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?