Shkruan: Florim ZEQA
Pas dy golave të shënuar të Kosovës në pjesën e parë, në minutat e fundit të ndeshjes pësuam debakël të thellë nga Serbia 8 me 2. Deri tek kjo humbje e thellë erdhëm falë dy autogolave (me letra) dhe dështimit të mbrojtjes sonë! Kështu do të komentohej në gjuhën sportive dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE!
Gabimet e politikanëve adoleshent
Letra e udhëheqësve të shtetit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti dërguar raportueses së KiE-s dërguar Bakojanisit një muaj më parë, me një gamë të zotimeve të kota, ishte gabimi fillestar i liderëve shtetëror. Me zhagitje nuk zgjidhen problemet! Nuk ka “herë e zbatojmë e herë nuk e zbatojmë marrëveshjen.
Mbetët i habitshëm fakti se si liderët institucionalë të Kosovës, deri më tani i kanë shpërfillur kërkesat e njëjta nga nivelet më të larta të ShBA-ve dhe BE-së, dhe pikërisht për këtë dështuam të anëtarësohemi në KiE dhe të mbetemi nën sanksione, në marrëdhënie shumë të acaruara me SHBA-në e BE-në.
Përkeqësimin e situatës e në veri e rriti ngritja e panevojshme e çështjes ë dinarit, i cili ndikojë në bojkot të zgjedhjeve në veri dhe dështim të anëtarësimit në KiE.
Përsëritja e zgjedhjeve në veri nën bojkot total të shumicës së popullatës (serbe) në veri, paraqet dështimin paradoksal të qeverisë së Kosovës!
Dështimit të treshes së liderëve shtetëror ju bashkëngjit edhe ministrja Gërvalla-Shvarc, që të katërtit së bashku e ndihmuan Serbinë në pengimin e Kosovës për anëtarësim në KiE!
Deklaratat e pakontrolluara të liderëve shtetëror pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndikuan tejet negativisht në raundin e fundit për votim. Serbia i shfrytëzojë për mrekulli gabimet e politikanëve adoleshent, duke e përdorur “Kalin e Trojës” (Asociacionin) si kusht për pengim të Kosovës.
Jam i bindur se, sikur të mos ishin të deklaratat e përshpejtuara të liderëve shtetërorë për ngritje të aktpadisë kundër Serbisë menjëherë pas anëtarësimit më 17 Maj, Serbia nuk do të mobilizohej aq shumë pas vendimit të kryeministrit Kurti për Manastirit të Deçanit.
Letra e liderëve shtetëror i dhurojë fitoren e madhe Serbisë
Liderët shtetërorë në përgjithësi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla në veçanti, janë fajtorët për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Falë kësaj klase miopësh politik, festa nga Prishtina u zhvendos në Beograd.
Pas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, pengimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE është fitorja më e madhe Vuçiqit në dekadën e fundit!
Sikur të kishin vetëm pak ndërgjegje, për këtë dëm të pariparueshëm që i shkaktuan Kosovës, liderët shtetëror do duhej të ndiheshin të turpëruar para qytetarëve të vendit, në veçanti para familjeve të të zhdukurve të cilëve ju premtuan ngritje të padisë shtetërore ndaj Serbisë menjëherë pas anëtarësimit në KiE!
Pas këtij dështimi skandaloz, kjo qeveri nuk ka më legjitimet popullor. Përveç kësaj, dëmi shkaktuar është i madh dhe i pariparueshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, përderisa këtë të fundit e privon nga e drejta për të ngritur padi shtetërore ndaj Serbisë.
Letra e ministres Gërvalla-Shvarc dërguar institucionit të KiE pa koordinim me presidenten, fillimisht paraqet shkelje të protokollit shtetëror e cila shpërfaqi papjekurinë politike të ministres dhe tendencën e saj për faktorizim politik. Tërheqja e letrës pas disa orëve e vërteton papjekurinë e ministres mendjelehtë!
Shteti i Kosovës e humbi rastin historik për anëtarësim dhe jo vetëm. Ky ishte momenti i faktorizimit dhe rritjes së reputacionit të shtetit para bashkësisë ndërkombëtare. Me këtë humbje skandaloze nuk u zhbë Asociacioni dhe as obligimet ndërkombëtare të Kosovës! Pas këtij dështimi, Kosova është shndërruar në një vend të papërfillshëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe të zymtë pa asnjë perspektivë për qytetarët
Për dallim nga kryeministri Albin Kurti i cili po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, presidentja Vjosa Osmani po mundohet të krijojë iluzione të reja tek qytetarët, kinse së shpejti do të ndodhë anëtarësimi i Kosovës në KiE!