By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës
Ballina 1Lajme

Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/19 at 10:34 AM
Kosova Times Published May 19, 2024
Share
SHARE

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen, e ka konsideruar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si hap thelbësor në jetësimin e synimeve euro-atlantike të Kosovës.

Ajo i ka bërë këto deklarata pas takimit të zhvilluar të dielën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Konfirmoj se ne mbështesim trajektoren e Kosovës drejt institucioneve euro-atlantike, përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe e di se kjo është me rëndësi për ju. Diskutuam për hapin thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës, Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë Allen.

Bërja e hapave drejt Asociacionit ka qenë kusht për Kosovën edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës – organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut – më herët gjatë javës.

Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjatë muajit maj do të dërgojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, një propozim për formim të Asociacionit, mirëpo zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë thënë se diçka e tillë është e pamjaftueshme për të plotësuar kushtin.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet një herë në vit dhe mbetet e paqartë se kur Kosova do të mund të bëhet anëtare e organizatës.

Marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Pas takimit, Osmani dhe Allen kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vizita e zyrtares Allen simbolizon partneritetin e palëkundur mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe dëshmon përkushtimin e ndërsjellë për bashkëpunim, me qëllim të luftimit të sfidave të përbashkëta.

“Në dritë të zhvillimeve dhe dinamikave globale, padyshim se sfidat shtohen. Mirëpo, bashkëpunimi ynë është materializuar në mënyra të jashtëzakonshme”, ka thënë presidentja, duke përmendur një mori marrëveshjesh të nënshkruara me agjenci amerikane që veprojnë në Kosovë.

Osmani ka thënë se marrëveshja e saponënshkruar do të ndihmojë në bashkim të forcave kundër manipulimit të informacionit, duke vlerësuar që fushatat dezinfomese paraqesin kërcënim të madh për stabilitetin e Kosovës dhe gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përmendur fushata të ndryshme dhe sulme kibernetike.

“Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme, të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon, nëpërmjet satelitit të saj Serbisë. Kjo, jo vetëm që është shqetësuese, por paraqet kërcënim aktiv për destabilizim të rajonit tonë”.

Allen ka qenë për vizitë edhe në Serbi më 15 maj.

Atje është takuar me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuciq, me të cilën, mes tjerash, ka biseduar për rëndësinë e përparimit në dialogun me Kosovën.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve qysh prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

BE-ja ka përsëritur disa herë se zgjidhja e të gjitha problemeve mes dy vendeve, është faktor tejet i rëndësishëm për rrugën e tyre evropiane.

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Kosova Times May 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Anija shqiptare shpëton 55 emigrantë

Kosova Times Kosova Times July 9, 2023
Serbia në këmbë: Himni i shtetit të Kosovës në mes të sallës Serbia
Mbreti Charles uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë
Hetemi kërkon dokumentim të saktë të krimeve të luftës
Murtezaj: ATK -ja gjatë vitit 2022 grumbulloi mbi 720 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?