By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor
Ballina 1Lajme

Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor

Kosova Times
Last updated: 2024/05/20 at 11:11 AM
Kosova Times Published May 20, 2024
Share
SHARE

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasa do të bëhet direkt nga Ministria e Arsimit. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se problem vazhdon të mbetet keq menaxhimi i testimit.

Testi i Arritshmërisë edhe këtë vit shkollor do të mbahet dy ditë. Në ditën e parë nxënësit pritet t’i nënshtrohen testit në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë në lëndët shkencore.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Fatmir Elezi, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se mbi 23 mijë nxënës pritet t’i nënshtrohen këtij vlerësimi.

“Testi i Arritshmerisë edhe këtë vit planifikohet të mbahet dy ditë. Nxënësit do t’i nënshtrohen testimit më 25 qershor në ditën e parë, kurse më datë 28 qershor në ditën e dytë. Këtë vit këtij testi pritet t’i nënshtrohen 23 mijë e 200 semimaturantë”, tha ai

Tutje, Elezaj tha së për herë të parë këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasë do të bëhet nga Ministria e Arsimit.

“Si zakonisht testi organizohet në koordinimi më komunat. Komunat janë përgjegjëse për organizimin e qendrave të testimit dhe të caktimit të administruesve të testimit. Ndërsa, caktimin e nxënësve nëpër salla do ta bëjë ministria. Nxënësit e klasave dhe shkollave të njëjta nuk do të jenë  bashkë në të njëjtën sallë të testimit. Pra, do të përzihen dhe nuk do të jenë më shumë së dy tre nxënës të njëjtës klasë në sallën e testimit”, tha Elezaj.

Keq menaxhimin e testimit njohës të arsimit po vazhdojnë ta shohin si problem të vazhdueshëm. Rinor Qehaja nga Instituti,“ Edguard” i tha Radio Kosovës së në procesin e testimit ka shumë neglizhencë në administrim.

“Po të administrohej mirë ky testim, do të kishte kuptim. Mirëpo, në situatën në të cilën jemi, ku ka neglizhencë në administrim dhe shpërdorime të mëdha nga nxënësit, më e arsyeshme do të ishte që ky testim të organizohej pa vlerësim me pikë. Mirëpo, organizimi duhet të bëhet vetëm si orientim për të kuptuar nxënësit se në cilat profile kanë aftësi e shkathtësi më të mira kundrejt të tjerëve”, tha Qehaja.

Më 25 qershor nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa, me 28 qershor do të hyjnë për testim në lëndët shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji. Qëllimi i Testit të Arritshmërisë është që të maten njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve dhe njëkohësisht nxënësve të klasave të nënta ky rezultat do t’ u shërbejë për regjistrim në shkollat e mesme të larta.

You Might Also Like

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Kosova Times May 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

Kosova Times Kosova Times May 19, 2024
Gjendet e vdekur një grua e moshuar në Nabërgjan të Pejës
Mehaj: Qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar
KDI: Deputetët kërkojnë transparencë nga Qeveria për procesin e Berlinit
Krasniqi: U rritëm për 50 mijë vota, rezultat historik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?