By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Procesi i Berlinit, platformë e mirë për një zhvillim ekonomik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Procesi i Berlinit, platformë e mirë për një zhvillim ekonomik
Ballina 1Lajme

Krasniqi: Procesi i Berlinit, platformë e mirë për një zhvillim ekonomik

Kosova Times
Last updated: 2024/05/22 at 10:19 AM
Kosova Times Published May 22, 2024
Share
SHARE

Komisioni për Integrim Evropian, në bashkëpunim me GIZ-in, kanë organizuar tryezën me temën “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin e CEFTA-s”.

 

Me këtë rast, Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian tha se Kosova është e përkushtuar që të zbatojë reformat në mënyrë që të përfitojë shteti e po ashtu edhe rajoni.

Me këtë rast, ajo kërkoi nga Bashkimi Evropian që t’i heq masat e vendosura ndaj Kosovës.

“Si kryetare e komisionit kam pasur privilegjin të dëshmoj hapat e rëndësishëm që ka bërë Kosova drejt Integrimeve Evropiane.

Procesi i Berlinit i nisur në vitin 2014 përfaqëson një platformë të rëndësishme për nxitjen e zhvillimit ekonomik. Kosova ka qenë pjesëmarrëse aktive në procesin e Berlinit dhe ne mbesim të përkushtuar për promovimin e rritjes ekonomike.

Përfshirja e Kosovës tregon gatishmërinë tonë për të punuar me fqinjët tanë. Kosova në vitin 2025 ka nderin të marrë kryesimin e marrëveshjes së CEFTA-s. Kosova do të jetë e përkushtuar në rritjen e lehtësimit të tregtisë dhe nxitjen e një tregu më konkurrues dhe më të integruar.

Ne jemi të fokusuar në zbatimin e reformave që jo vetëm do të përfitojë ekonomia jonë por edhe do të kontribuoj në prosperitetin e rajonit”, tha ajo.

Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, Zef Dedaj deklaroi se Kosova tashmë ka dizajnuar politikat e nevojshme të cilat janë në harmoni me ato të Bashkimit Evropian.

Andaj, ai theksoi se Kosova do t’i zbatojë të gjitha obligimet në mënyrë profesionale, teksa shtoi se vendi po perfomon shumë mirë krahasuar me shtetet e rajonit.

“Padyshim se kjo do të jetë sfiduese, por Kosova ka bërë një eksperiencë të jashtëzakonshme. Duke e ditur rëndësinë e tregut dhe Samitit të Berlinit, Kosova menjëherë kishte filluar që të dizajnojë politikat e nevojshme që janë në harmoni me politikat ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Evropian.

Unë insistoj dhe mendoj që Kosova ka qenë në disa fusha shteti më profesional në përmbushjen e obligimeve që kanë dalë krahasuar me vendet tjera të CEFTA-s. Ka edhe shumë raporte tjera ku Kosova performon shumë mirë dhe është shumë më mirë e renditur se shtetet e rajonit.

CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën, sepse neve na obligon ti zbatojmë obligimet që kanë dalë nga Samiti i Berlinit”, shtoi ai.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times May 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PZAP-ja gjobitë me 39.500 euro LVV-në dhe LDK-në me 9.500 euro

Kosova Times Kosova Times January 30, 2025
Marrëveshja e Ohrit, në rend dite edhe në samitin e BE-së
Vuçiq të hënën me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefin e misionit të UNMIK-ut
Akuza për fshehjen e ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut
Pesë persona humbën jetën nga stuhia që përfshiu Ballkanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?