By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë
July 19, 2025
Një grup sabotatorësh rusë u përpoqën të hynin në Pokrovsk, por u eliminuan nga ushtria ukrainase
July 19, 2025
Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles
July 19, 2025
Vrasja e profesorit polak: Dokumentar video nga “pika fillestare” e rrugës së autorëve të krimit
July 19, 2025
Hamasi: 32 palestinezë të vrarë ndërsa prisnin ndihmë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Monitorues të Kuvendit: Zgjedhjet mund të organizohen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Monitorues të Kuvendit: Zgjedhjet mund të organizohen
Ballina 1Lajme

Monitorues të Kuvendit: Zgjedhjet mund të organizohen

Kosova Times
Last updated: 2024/05/22 at 2:01 PM
Kosova Times Published May 22, 2024
Share
SHARE

Nëse arrihet që të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ashtu siç po pretendon opozita me 30 qershor, monitorues të punës së Kuvendit konsiderojnë që këto zgjedhje mund të organizohen dhe të mbahen.

Sipas tyre, Kosova është e mësuar me zgjedhje të parakohshme dhe të jashtëzakonshme, pasi, deri më tani, asnjë legjislativ nuk e ka përfunduar mandatin katërvjeçar.

Partitë opozitare në vend po synojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe këto zgjedhje të mbahen me 30 qershor. Radio Kosova ka kërkuar përgjigjeje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të parë se a janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, mirëpo deri me tani nuk kemi marrë përgjigje. Ndërkohë, sipas monitoruesve të procesit zgjedhor Kosova mund të përgatisë zgjedhjet e parakohshme, pasi sipas tyre, deri me tani as një legjislativ nuk e ka përmbyllur mandatin katër vjeçar.

Ehat Miftari, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se në çfarë do kohe kur vendoset që të shpërndahet Kuvendi, institucionet duhet të jenë të gatshme të përgatisin procesin zgjedhor.

“Në çdo kohë kur partitë politike shprehin interes për shpërndarjen e Kuvendit apo shkarkimin e Qeverisë, atëherë institucionet sipas ligjit dhe Kushtetutës, gjithmonë duhet të jenë të gatshme t’i organizojnë zgjedhjet, në një afat optimal siç e përcakton Kushtetuta dhe ligjet”, është shprehur Miftari për Radio Kosovën.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se megjithëse Kosova është mësuar me zgjedhje të parakohshme dhe të jashtëzakonshme, sipas tij, korniza e re zgjedhore mund të paraqesë probleme në procesin zgjedhor.

“Fakti që mund të kemi zgjedhje të parakohshme me kornizë ligjore e cila është ndryshuar rishtazi, tregon problem në vete, edhe pse KQZ-ja ka arritur që deri diku ta konsolidojë kornizën ligjore sekondare për këto ndryshime, prapëseprapë, vetë fakti që do të këtë votim jashtë vendit fizik nëpër ambasada, që do të ketë numërim të votova të kandidatëve nëpër qendrat komunale të votimit, e shumë ndryshime të tjera do të bëjnë që procesi zgjedhor të jetë më i cenueshëm se sa herëve të kaluara”, ka deklaruar Cakolli.

Ndryshe nga PDK-ja, kanë thënë se janë duke punuar intensivisht për të ngritur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por LDK-ja dhe AAK-ja, po kërkojnë që Qeveria të dorëhiqet, në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme. Në anën tjetër vetë partia në pushtet, Vetëvendosje, ka shprehur gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje, por që po kërkon nga opozita të kenë unitet për ta rrëzuar qeverinë.

You Might Also Like

851 qytetarë ndërruan Qendrën e Votimit, afati vazhdon deri më 29 gusht

Kuvendi dhe konflikti i interesit paralizojnë Autoritetin e Konkurrencës

Rama: Gjykata e Apelit aprovon ankesën e komunës për sheshin ‘Xhorxh Bush’

Epopeja e Rahovecit, Osmani: Përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorë

Abrashi: Bashkëpunimi me partitë kërkon pjesëmarrje të plotë në qeverisje

Kosova Times May 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qeveria franceze përballet me mocion mosbesimi

Kosova Times Kosova Times March 20, 2023
Figura të rëndësishme në LDK kërkojnë rinumërim të plotë votave
Situata ekonomike, ushtri e polici pothuaj jashtë kontrollit të qeveris ruse
E kërkojnë Barça dhe Atletico, Diaz nuk e mendon largimin nga Liverpool-i
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?