By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FOTO: Shkëmbi shembet në plazh në Angli
July 28, 2025
Rajkoviq dhe Deniq dënohen me nga 15 vjet burg për krime lufte
July 28, 2025
Prokuroria Speciale mirëpret dënimin e Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq
July 28, 2025
Osmani solidarizohet me Gazën:Çdo fëmijë është i çmuar dhe duhet të mbrohet
July 28, 2025
Rama: Arkitektët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti
July 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina liron ushtarakët rusë të kapur rob; Rusia vazhdon shkarkimet e komandatëve ushtarakë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ukraina liron ushtarakët rusë të kapur rob; Rusia vazhdon shkarkimet e komandatëve ushtarakë
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina liron ushtarakët rusë të kapur rob; Rusia vazhdon shkarkimet e komandatëve ushtarakë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/06 at 6:20 PM
Kosova Times Published November 6, 2022
Share
SHARE

Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur rob nga radhët e forcave ruse, në kuadrin e një shkëmbimi ku të dyja palët pritet të lirojnë nga 107 robër. Sipas të dhënave të zbulimit të shërbimeve britanike, Rusia vazhdon ndërkohë të shkarkojë komandantët ushtarakë duke i fajësuar ata për dështimet në arritjen e objektivave në fushëbetejë.

Ukraina liroi të dielën disa ushtarakë të kapur rob që ishin bërë pjesë e forcave ruse në pjesën e pushtuar të rajonit Donetsk. 19 ushtarakët, të dorëzuar në kuadrin e një shkëmbimi robërish mes Rusisë dhe Ukrainës, u pritën nga të afërmit e tyre.

“Kam qenë duke kërkuar në internet pasi u kap rob. Kur pati një shkëmbim të mëparshëm, ai nuk ishte përfshirë. Megjithatë ende shpresoja se do të kthehej dhe kontaktova kë munda, shkruajta gjithandej. Më në fund e shoh këtu”, thotë Oksana, bashkëshorte e një prej ushtarakëve të liruar.

“Iu afruan pozicioneve tona dhe nga bombardimi mbeta i plagosur. Pastaj më morën me vete”, tregon Ruslani, një ndër ushtarët e liruar nga Ukraina.

Autoritetet ruse thanë se 19 ushtarakët e liruar nga Ukraina do të dërgohen të gjithë në Rusi dhe se është rënë dakort që secila palë të shkëmbejë 107 robër.

Zëvendës guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit Kherson, Kirill Stremousov, njoftoi të dielën në rrjetin Telegram se forcat ukrainase po përgatiteshin për një ofensivë të re në këtë rajon me brigada artilerie, avionë dhe helikopterë.

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ukrainase sulmuan nëntë objekte, ndër to edhe një depo municionesh në Kherson, duke përdorur madje edhe armatime të kapura nga pala ruse.

Në informimin e saj të së dielës për konstatimet më të fundit të shërbimeve të zbulimit, Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ka patur “një sërë shkarkimesh të komandantëve të lartë rusë” dhe se këto reflektojnë tendencën për të fajësuar drejtuesit e lartë ushtarakë rusë për dështimet në arritjen e objektivave në fushëbetejë, duke e shmangur përgjegjësinë nga udhëheqësit në Kremlin.

Forcat ruse ndërkaq vazhdojnë të godasin rrjetin e furnizimit me energji dhe ujë të Ukrainës. Mendohet se sulmet kanë shkatërruar deri në 40% të sistemit energjetik dhe duke zhytur në errësirë pjesë të mëdha të vendit.

Ekipet ukrainase të emergjencave arritën të riparojnë linjat e jashtme të furnizimit me energji për centralin bërthamor në Zaporizhia, dy ditë pasi goditjet e artilerisë ruse dëmtuan shtyllat e tensionit të lartë, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA).

You Might Also Like

FOTO: Shkëmbi shembet në plazh në Angli

Trump: Jam i zhgënjyer me Putinin. Po ia shkurtoj afatin me 50 ditë.

Forcat ukrainase rrethojnë dhe eliminojnë qindra rusë në rajonin e Sumy-t

Një delegacion rus me anëtarë të përfshirë në listat e sanksioneve perëndimore mbërritën në forumin në Zvicër

Ushtria ruse i etiketon ushtarët e zhdukur si dezertorë

Kosova Times November 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Drenas lindi partia e re “Bashkimi Demokratik” me fokus në zhvillimin lokal

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
Hapet Ambasada e Kosovës në Malajzi; Osmani: Një dritare e re për vendin
MSh nënshkruan kontratë për përcaktimin e hartave zonale për institucionet shëndetësore, një hap i rëndësishëm për kompletimin e Sistemit Informativ Shëndetësor
Nis procesi i deratizimit në kryeqytet për eliminimin e brejtësve
Policia e Kosovës në tri raste të ndara ka bërë arrestimin e 14 personave të dyshuar për përfshirje në tri vepra të ndryshme penale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?