By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pamjet që sapo kanë dalë nga Los Angeles
June 8, 2025
Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje
June 8, 2025
Shikoni galerinë e fotove nga Los Angeles-emigrantet tejkalojne kufijte
June 8, 2025
Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës
June 8, 2025
Vdes në vendin e punës një 63-vjeçar në Gjakovë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Samsungu do të zgjerojë prodhimin e gjysmëpërçuesve në Teksas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Samsungu do të zgjerojë prodhimin e gjysmëpërçuesve në Teksas
Teknologji

Samsungu do të zgjerojë prodhimin e gjysmëpërçuesve në Teksas

Kosova Times
Last updated: 2024/05/22 at 6:18 PM
Kosova Times Published May 22, 2024
Share
SHARE

Administrata e Presidentit Biden njoftoi muajin e kaluar një subvencion prej 6.4 miliardë dollarësh për të mbështetur degën e gjigandit të teknologjisë koreno-jugor, Samsung, për prodhimin e gjysmëpërçuesve në Teksas. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell, ky zhvillim nënkupton ndryshime të mëdha për qytetin Taylor, në qendër të Teksasit.

Në pamje të parë, qyteti Taylor duket si shumë qytete të tjera të vogla të Teksasit. Por në periferi, përgjatë autostradës së ngarkuar, gjigandi i teknologjisë Samsung ka angazhuar 10,000 njerëz që punojnë natë e ditë për ndërtimin e objektit të ri për prodhimin e gjysmëpërçuesve që do të jetë dy herë më i madh se kampusi i tij kryesor Pyeongtaek në Korenë e Jugut.

“Kemi 50 vjet që jemi në rënie ekonomike dhe kjo sipërmarrje po rigjallëron ekonominë. Jam shumë e kënaqur për rolin që po luan komuniteti im në mbrojtjen ndërkombëtare. Është shumë e rëndësishme që prodhimi i mikroprocesorëve për gjysmëpërçuesit të bëhet përsëri në Shtetet e Bashkuara, ne u përballëm me shumë mungesa gjatë periudhës së Covid-it dhe shumë prej mungesave në zinxhirin e furnizimit ndikuan në uljen e sasisë së tyre”, shprehet Tia Rae Stone, Presidente e Dhomës së Tregtisë “Greater Taylor”.

Dega e Samsung-ut u hap në këtë qytet në fillim të 2022. Administrata e Presidentit Biden njoftoi muajin e kaluar një subvencion prej 6.4 miliardë dollarësh për financimin e projektit. Nga ana tjetër, kompania Samsung, pritet të rrisë investimin e saj fillestar prej 17 miliardë dollarësh, në 40 miliardë, përgjatë viteve të ardhshme.

Brandt Rydell drejton qytetin prej 16 mijë banorësh.

“Për shumë vjet, qyteti ynë ishte vlerësuar shumë pak, më pak se 1 miliardë dollarë. Dhe kur një kompani synonte të investonte 17 miliardë dollarë, kjo ishte vërtet befasuese”, thotë kryebashkiaku.

Ndërsa ecim nëpër qytet, kryebashkiaku tregon një park mjaft të njohur për të ushtruar aktivitete sportive, një dyqan makinash, por edhe shumë ndërtesa të braktisura.

Racquel Torres e cila ka një dyqan lulesh në rrugën “Main” thotë se hovi ekonomik që pritej nuk po ndodh aq shpejt për ata që kanë marrë ambiente me qira për të ushtruar aktivitetin e tyre të biznesit.

“Është gjë e mirë që Samsungu vjen në qytet, por jo tani. Tani për tani nuk po i ndjejmë efektet pozitive. Vlera e bizneseve është rritur, dhe po ashtu edhe taksat e pronës. Prandaj, qiratë janë shtrenjtuar dhe kjo po i detyron disa biznese të mbyllen”, tregon ajo.

Sungeun Naomi Kim është në pritje të klientëve të rinj. Ajo po provon shansin në qytetin Taylor, pas një telefonate nga prindërit e saj në Korenë e Jugut, të cilët morën informacione mbi ndërtimin e fabrikës së re të Samsungut nga mediat lokale. Ajo hapi restorantin e parë korean në qytet, me emrin “Taylor Seoul Food”, ku shumica e klientëve janë banorë lokalë, kureshtarë për të provuar ushqimin.

“Ata nuk e kishin provuar kurrë më parë ushqimin korean. Dhe e vetmja gjë që u vjen në mend është ushqimi djegës, por nuk është kështu. Kuzhina koreane përmban gjithashtu ushqim të ëmbël dhe të shijshëm”, thotë ajo.

Ryan dhe Alecia Davenport zotërojnë kafenenë “Coffee House”.

“Ta shohësh zonën e qendrës së qytetit të ketë kaq shumë biznese si ky, apo të tjerë pranë njëri-tjetrit mendoj se është diçka shumë e mire dhe besoj se Samsungu do të ketë një ndikim ndikim pozitiv në këtë drejtim”, shprehet Ryan Davenport

Universiteti i Teksasit në qytetin Austin do të çelë kampusin Taylor pranë objektit që do të ndërtojë kompania Samsung si edhe shkollës së mesme të qytetit. Instituti për Elektronikë i këtij universiteti po kërkon bashkëpunim në fushën kërkimore me partnerë në industrinë e gjysmëpërçuesve, përfshirë Samsungun.

You Might Also Like

Syzet inteligjente të Google: Përkthim dhe navigim në kohë reale për udhëtarët

Skype do të mbyllet brenda pak ditësh

Udhëheqësit e teknologjisë shpallin fundin e epokës së smartfonëve dhe fillimin e një të reje deri në vitin 2030.

Skype po mbyllet

Kosova pjesëmarrëse në samitin mbi inteligjencën artificiale në Paris

Kosova Times May 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani merr pjesë në varrimin e Ahtisaar-it

Kosova Times Kosova Times November 9, 2023
Talibanët shtypin talentin e grave afgane
Putini kërkoi që gjeneralët të mësojnë se si të luftojnë si NATO
Bonita – një ëmbëlsirë e shëndetshme dhe e shijshme pa sheqer të shtuar që mund ta shijoni
Halimi nga LDK: Alarmuese ato çfarë deklaroi deputeti Abazi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?