Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë emërimin e anëtarëve të Bordit të drjetorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos dhe të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovica.
Nga 39 kandidatë, anëtarë të Train-Kosit janë zgjedhur gjashtë, në krye me Jetmira Nukën si kryesuese dhe anëtarët e tjerë si Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Ruzhdi Zeqiri, Kimete Fazliu dhe Afrim Bulluti. Mandati i të zgjedhurve do të jetë 3 vjeçar, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes.
Ndërkaq anëtare e bordit të KRU Mitrovica, nga 11 kandidatë, është zgjedhur Aurona Dinaj.