By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij
Ballina 1Lajme

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Kosova Times
Last updated: 2024/05/23 at 5:37 PM
Kosova Times Published May 23, 2024
Share
SHARE

I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa, që nga 17.05.2024 vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim.

Pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, Sekiraqa do të duhej që të ishte në paraburgim nga masa paraprake që ishte në liri që nga data 03.05.2024, kur ishte shpallur aktgjykimi ndaj tij dhe i ishte zëvendësuar masa nga arresti shtëpiak, por që ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Ndërkaq, lidhur me këtë, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda në Policinë e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim publik në përpjekje për kapjen e Enver Sekiraqes, të cilin e kërkon Drejtoria në bazë të një autorizimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Policia ka publikuar një foton dhe detajet e Sekiraqes, i cili aktualisht është në arrati dhe i dënuar për veprën penale të “shtytjes në kryerjen e vrasjes së rëndë”, një krim i parashikuar nga neni 147, paragrafët 3 dhe 9, të lidhur me nenin 24 të Kodit Penal të Kosovës.

Të dhënat e personit të kërkuar janë si më poshtë:

Emri dhe mbiemri: Enver (Hamit) Sekiraqa

Data e lindjes: 18.11.1973

Adresa: Rruga “Gryka e Llapushnikut” numër 7, Prishtinë.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë duke ndarë çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ata kanë edhe numra telefonikë dhe adresën elektronike të dispozicionit për çdo person që mund të kontribuojë në këtë proces.

Qytetarët mund të lajmërojnë Policinë e Kosovës direkt në numrin 192, të telefonojnë në qendrën e thirrjeve 038 550 999, ose të kontaktojnë nëpërmjet numrit falas dhe anonim 080019999. Gjithashtu, informatat mund të dërgohen në adresën elektronike info@kosovopolice.com.

Policia thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është jetik për sigurinë e komunitetit dhe garanton anonimitet dhe trajtimin e informacioneve në mënyrë konfidenciale.

Avokati i Enver Sekiraqës, Besnik Berisha, ka thënë ditë më parë se klienti i tij është duke u trajtuar në një spital jashtë Kosovës.

Berisha shtoi se për shkak të sigurisë së Sekiraqës nuk mund ta zbulojë vendndodhjen e tij.

“Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar me probleme shëndetësore serioze. Të cilat kanë qenë të evidentuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe për të cilat është trajtuar dhe ka kërkuar leje dalje e shoqërim nga Polica”.

“Për shkak të sigurisë së tij personale…nuk mund të zbulojmë këtë. Shteti e dinë sepse nuk ka dalë as tu fluturuar ka kaluar nëpër pikat pika kufitare si qytetar…Nuk është në Kosovë është në spital. Për shkak të sigurisë së tij personale nuk mund të zbuloj vendndodhjen. Kujt i intereson prej shtetit mund me ditë”, ka thënë Berisha. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Kosova Times May 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot festohet Dita e Verës

Kosova Times Kosova Times March 14, 2023
Kurti dhe shefi i EULEX-it bisedojnë për sigurinë në Kosovë
Moti nesër me diell dhe vranësira të pakta
Vendi ku Hamasi vrau 364 njerëz kthehet në qendër pelegrinazhi
Makthi Gjeorgjian: Një miliarder del nga hijet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?