By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Kosova, shteti më pro-amerikan në botë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Kosova, shteti më pro-amerikan në botë
Lajme

Gërvalla: Kosova, shteti më pro-amerikan në botë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/23 at 6:18 PM
Kosova Times Published May 23, 2024
Share
SHARE

“Le të dëshmojmë që si demokraci perëndimore, jemi shumë më të fortë se ata që çdo ditë luftojnë kundër vlerave tona, parimeve tona dhe le të tregojmë, për gjeneratën e fëmijëve tanë, se me forcën që paraqesin vlerat tona, me forcën e vullnetit tonë dhe me forcën e lirisë që ne jetojmë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”.

Kështu tha zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, i cili është pronë e Republikës së Kosovës.

“Le të dëshmojmë që si demokraci perëndimore, jemi shumë më të fortë se ata që çdo ditë luftojnë kundër vlerave tona, parimeve tona dhe le të tregojmë, për gjeneratën e fëmijëve tanë, se me forcën që paraqesin vlerat tona, me forcën e vullnetit tonë dhe me forcën e lirisë që ne jetojmë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, i cili është pronë e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga MPJD, ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, para të pranishmëve tha se kjo ambasadë shërben si një dëshmi e një lidhjeje të fortë, të qëndrueshme, të pathyeshme që ekziston midis vendeve dhe kombeve tona si dhe një dëshmi e sukseseve të përbashkëta që kemi arritur deri tani.

E shoqëruar edhe nga zëvendësministrja, Liza Gashi, në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja Gërvalla tha që këtë vit do të festojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe çdo fëmijë në Kosovë e di se pa angazhimin e partnerëve tanë, aleatëve dhe miqve tanë 25 vjet më parë, pa angazhimin edhe të NATO-s për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, ne nuk do të ishim këtu sot midis jush.

“Ky angazhim i miqve tanë shpëtoi më shumë se 100,000 jetë njerëzish në Kosovë dhe solli një të ardhme të ndryshme për të gjithë rajonin tonë. Kosova është shteti më pro amerikan në botë dhe prandaj kjo ambasadë që po inaugurojmë sot është jo vetëm një objekt, por një mesazh i fuqishëm”, tha ministrja Gërvalla.

Nga ana tjetër, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, deklaroi se SHBA ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën.

Ai theksoi se ky sukses i Kosovës, vendosja e kësaj ambasade fare pranë vendit ku kishte filluar karrierën e saj, do ta gëzonte pamasë ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.

“Zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi kur të shihte kështu Kosovën, për të cilën gjithmonë thoshte se ishte gjëja për të cilën ishte më së shumti krenare”, citohet të ketë thënë ndihmës-sekretari O’Brien.

Këtë ceremoni e madhështoi me paraqitjen mbresëlënëse ”Kori Siparantum”, nën udhëheqjen e Memli Kelmendit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times May 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli njoftoi se lufta me Hamasin do të shtyhet për “muaj”

Kosova Times Kosova Times October 19, 2023
Ç’sekrete zbuloi mercenari i Wagner-it në një aplikacion njohjesh?
Vdiq Xhevat Domi, një nga themeluesit e Fakultetit të Veterinarisë
Një epidemi kolere shpërtheu në rajonin e pushtuar Kherson
Jini vigjilentë: Shkenca thotë se shumica e sulmeve në zemër ndodhin në këtë ditë të javës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?