By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia thotë se do t’i godasë caqet britanike, nëse armët e saj përdoren kundër territorit rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia thotë se do t’i godasë caqet britanike, nëse armët e saj përdoren kundër territorit rus
Rajon / Botë

Rusia thotë se do t’i godasë caqet britanike, nëse armët e saj përdoren kundër territorit rus

Kosova Times
Last updated: 2024/05/23 at 6:57 PM
Kosova Times Published May 23, 2024
Share
SHARE

Moska do të hakmerret ndaj caqeve të Britanisë së Madhe, nëse armët britanike përdoren nga Ukraina për sulme brenda territorit rus, tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Zakharova tha për gazetarë se caqet britanike “brenda territorit të Ukrainës dhe përtej kufijve të saj” mund të goditen në një skenar të tillë.

Ajo e përsëriti paralajmërimin që Moska e bëri në fillim të këtij muaji, pasi sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se Ukraina mund t’i përdorë armët britanike kundër caqeve brenda Rusisë, nëse dëshiron.

“Ukraina e gëzon atë të drejtë. Sikurse Rusia që po sulmon brenda Ukrainës, mund ta kuptoni lehtë pse Ukraina e ndien nevojën për t’u siguruar se po e mbron veten”, tha Cameron gjatë një vizite në fillim të majit.

Rusia reagoi me zemërim ndaj deklaratave të Cameron dhe i përmendi ato si arsyeje pse ka vendosur të mbajë stërvitje këtë muaj, për të simuluar lëshimin e raketave taktike bërthamore.

Komentet e Cameronit e bëjnë Britaninë të mbajë qëndrim më luftarak karshi Rusisë – së paku publikisht – sesa ShBA-ja, e cila thekson se armët me të cilat e furnizon Ukrainën duhet të përdoren vetëm brenda kufijve të Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht, dhe jo kundër caqeve brenda territorit të Rusisë.

Ukraina thotë se i përdor dronët e vet dhe armë të tjera për të kryer sulme kundër caqeve brenda Rusisë, si për shembull, kundër rafinerive të naftës apo infrastrukturës hekurudhore.

You Might Also Like

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Kosova Times May 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Baerbock bën thirrje për kujdes në marrëdhëniet me Kinën

Kosova Times Kosova Times October 18, 2022
Konjufca: Dënimi i krimeve serbe proces i vështirë, por do të ndëshkohet gjenocidi i Serbisë në tërë Kosovën
Kurti: Pavarësia ekonomike e grave shkallë e rëndësishme e zhvillimit
Ajax bëhet me trajner të ri
Rusia shqyrton konfiskimin e pasurisë së kritikëve të ushtrisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?