“Pavarësia ekonomike e grave është shkallë e rëndësishme e sigurisë dhe mirëqenies. Për këtë kemi hartuar e zbatuar një sërë masash e politikash. Në kohën e pandemisë kur grave sipërmarrëse u ofruam kredi investime që ta kenë të lehtë operimin në treg. Vitin e kaluar siguruam që secila familje të ketë të ardhme më të mirë dhe përfituan mbi 2 mijë familje që nuk e kishin askënd të punësuar””, tha Kurti në lansimin e masës së punësimit për gratë e mbijetuara të dhunës në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’.

Sipas tij, kësaj skeme po i shtohet edhe një veçori të re që ka cak punësim të mbijetuarave të dhunë në familje.

“Nga sot të gjitha gratë që ishin të dhunuara, do të mund të jenë përfitues të kësaj skeme. Ata duhet ë drejtohen në zyrat e komunave përkatëse. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të angazhohen te bizneset që ofrojnë punë. MPFT do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj me radhë. Kur gratë janë në gjendje ta sigurojnë mbijetesën e kanë më të lehtë të kalojnë sfidën që e kishin pasur”, tha Kurti.v