By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Murati: Rrezikohet humbja e mbi 200 milionë euro nga vonesat
November 19, 2025
Rama i dërgon kërkesë urgjente Kurtit për buxhetin e Prishtinës
November 19, 2025
Abdixhiku priti ambasadorin e Norvegjisë,diskutohet forcimi i bashkëpunimit
November 19, 2025
Rasti `Thaçi dhe të tjerët` anulohen seancat nëntor–dhjetor
November 19, 2025
Specialja i vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grupi hulumtues konfirmon fundosjen e anijes ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Grupi hulumtues konfirmon fundosjen e anijes ruse
Ballina 2Rajon / Botë

Grupi hulumtues konfirmon fundosjen e anijes ruse

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 8:33 AM
Kosova Times Published May 24, 2024
Share
SHARE

Grupi hulumtues Ekipi i Inteligjencës së Konflikteve (CIT) konfirmoi më 23 maj se një raketë ukrainase e goditi para katër ditëve një anije ruse për bartjen e raketave në portin e Sevastopolit.

Anija Cyclone i takonte flotës detare të Rusisë në Detin e Zi, sipas CIT.

CIT tha se, pasi i analizoi fotografitë e një anije të fundosur, erdhi në përfundim se anija ishte një Cyclone për bartjen e raketave. Kjo anije i ishte bashkuar flotës ruse gjashtë muaj më parë.

Rusia nuk e ka konfirmuar humbjen e anijes dhe nuk ka të dhëna publike për viktima të mundshme në mesin e ekuipazhit të anijes.

Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka thënë se anija ruse “sipas të gjitha gjasave” u fundos nga një sulm ukrainas në Sevastopol, në Krimenë e uzurpuar, më 19 maj.

Sulmi u krye me gjasë me dronë dhe me raketa ATACMS, sipas Inteligjencës britanike. Anija Cyclone ishte njëra prej katër anijeve ruse të klasës Karakurt. Ajo ishte e pajisur me raketa lundruese, të cilat janë përdorur kundër Ukrainës.

Inteligjenca britanike theksoi se, derisa ka pak mundësi ta ndryshojë ndikimin e marinës ruse ndaj operacioneve ukrainase, sulmi “megjithatë thekson rrezikun e vazhdueshëm me të cilin forcat ruse po përballen gjatë veprimtarisë së tyre në Krimea dhe në rajonin e Detit të Zi, si dhe suksesin e vazhdueshëm të Ukrainës kur kryen sulme të koordinuara”.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia i ka humbur 26 anije dhe varka, dhe një nëndetëse prej se e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Moska nuk i komenton humbjet e veta.

You Might Also Like

“Shengeni Ushtarak”: Evropa planifikon një mekanizëm për vendosjen e shpejtë të trupave

Perandoria e naftës e Lukoil do të ndahet midis sheikëve arabë dhe gjigantëve amerikanë të energjisë

Numri i të vdekurve nga sulmi rus në Ternopil është rritur në 25

Kontraktori ushtarak rus i dehur vrau dy nxënëse shkolle ndërsa ngiste makinën

Një nga fotot “më të shtrenjta” u bë në darkën e Trump

Kosova Times May 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aeroplani rus me pasagjerë aterron gabimisht në liqenin e ngrirë

Kosova Times Kosova Times December 28, 2023
Izraeli thotë se lirimi i pengjeve në Gazë nuk do të fillojë para së premtes
Amnesty International akuzon Rusinë për krime kundër njerëzimit për shkak të dëbimit dhe “filtrimit” të ukrainasve
Aktakuzë kundër një personi për nxitje të përçarjes dhe mos durimit
Mësimdhënësit u druhen pasojave të reformës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?