By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biblioteka Kombëtare restauron 600 libra të viteve 1800-1940
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Biblioteka Kombëtare restauron 600 libra të viteve 1800-1940
Lajme

Biblioteka Kombëtare restauron 600 libra të viteve 1800-1940

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 2:53 PM
Kosova Times Published May 24, 2024
Share
SHARE

Laboratori i restaurimit të librave në qendrën e librit “Sotir Kolea”, ka restauruar rreth 600 libra të viteve 1800-1940, pjesë e arkivit të Bibliotekës Kombëtare. Pajisjet e mundësuara falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, ruajnë fondin e çmuar të librave dhe vlerave të rralla që ato mbartin.

Qendra “Sotir Kolea” ka marrë vitin e fundit disa pajisje të specializuara sa i përket laboratorit të restaurimit, që i vijnë në ndihmë proceseve të restaurimit të librit.

Antonio Çikollari, përgjegjës i sektorit të mirëmbajtjes së librit pranë qendrës “Sotir Kolea”, thotë se, dikur punët kryheshin në mënyrë mekanike. Punonjëset i bënin me dorë ose me mjete pothuaj primitive. Ndërsa me pajisjet e reja, puna lehtësohet shumë, bëhet shumë më e lehtë për punonjëset e bibliotekës por ndikon edhe në sasinë e restaurimit dhe përpunimit të librave. Sipas Çikollarit, mund të pastrohen deri në 40-50 libra për 15 minuta.

“Përzgjedhja e librave bëhet edhe në varësi të përmbajtjeve. Për shembull, kemi libra të Erasmusit të Roterdamit të cilët janë gjetur në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe që normalisht libri dëmtohet për efekt kohe, edhe kur nuk është ekspozuar kurrë. Kështu që lind nevoja që këtyre veprave të rralla që kemi, t’u kushtohet një vëmendje e veçantë, në mënyrë që këto vlera të fshehura t’u japim dritë e t’i shpalosim për publikun”, u shpreh Çikollari.

Pajisjet në qendrën “Sotir Kolea”, aneks i të Bibliotekës Kombëtare, u dorëzuan pothuaj një vit më parë nga programi i granteve EU4Culture. Këto pajisje, me vlerë 668,922 euro, përfshijnë servera, skanera të librave dhe të barkodeve, laptopë, tableta, pastrues të specializuar, dezinfektues dhe dhoma tharje, makina pastrimi për heqjen e aciditetit të letrës së librave, etj., të cilat tashmë kanë rritur ndjeshëm shërbimet e bibliotekës.

You Might Also Like

Sot nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” – edicioni i 35-të

Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi

QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez

Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë

Kosova Times May 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla dhe Cuvelier biseduan për mundësitë e investimeve në Kosovë

Kosova Times Kosova Times February 5, 2024
Suedi, arrestohet i dyshuari 16-vjeçar për vrasje të trefishtë
Arrestohet algjeriani në Prishtinë, kishte kryer dy vjedhje
UP i 14-ti në renditjen ndërkombëtare për arkitekturë e inxhinieri civile
Droni u rrëzua në Moskën e Re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?