By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe
August 12, 2025
Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm
August 12, 2025
‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin
August 12, 2025
Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”
August 12, 2025
Taulant Kelmendi, zyrtarisht kandidat për kryetar të Pejës nga LVV
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbia amniston kriminelët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Serbia amniston kriminelët
Ballina 2Rajon / Botë

Serbia amniston kriminelët

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 10:25 PM
Kosova Times Published May 24, 2024
Share
SHARE

Në Serbi, krimet në Kosovë vazhdojnë të mbulohen, por edhe ligjërisht të amnistohen. Nga 57 të akuzuarit për krime të luftës në Kosovë, 25 prej tyre gjykatat serbe i kanë liruar, kurse vetëm 11 u dënuan. Të dhënat janë të mbledhura nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi.

Në Serbi zbatohet drejtësia e pjesshme për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me numër të pamjaftueshëm të aktakuzave. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjithsej 12 procedura lidhur me krimet e kryera në Kosovë janë zhvilluar dhe po zhvillohen pranë Departamentit për Krime Lufte të Gjykatës së Lartë në Beograd. Ndër ato lendet janë Podujeva, Suhareka, Gjakova, Tërnja, Rudnica dhe Qyshkë. Deri më tani me aktgjykime janë përfunduar  9 procedura.

Nga 57 të akuzuarit, 25 u liruan, dhe vetëm 11 u dënuan me aktgjykimin përfundimtar, duke përfshirë dy shqiptarë dhe nëntë serbë.

“Sa viktima civil shqiptare morën drejtësi ne gjykata ne Serbi? Fatkeqësisht, vetëm 77 viktima janë përfshirë në procedurat që janë përfunduar me aktgjykime përfundimtare në Serbi deri më tani. Në mesin e rasteve të lidhura me krimet kundër civilëve shqiptarë, vetëm tri lendet – Podujevë, Suharekë dhe Tërnje – kanë aktgjykimin përfundimtar”, tha Marina Klajiq, Fondi për të Drejtën Humanitare.

Dy raste janë në proces, Rudnica dhe Qyshk, ku gjykimi për krimet në Qyshk ka 14 vjet që vazhdon dhe tani është dhënë aktgjykimi i shkallës së parë. Varrezat masive dhe mungesa e llogaridhënies janë një problem i veçantë.

“Kishte një operacion të mirëorganizuar për nxjerrjen e trupave të civilëve të vrarë. Në Serbi janë gjetur pesë varreza masive me gjithsej 952 trupa të civilëve shqiptarë. Varri më i madh është në Batajnicë me 744 trupa të identifikuar, ndërsa të tjerët u zbuluan në Peruqac me 84 trupa, Petrovo Sello, Rudnica dhe Kizhevak me 11 trupa”, tha Klajiq.

Karakteristikë e procedurave të zhvilluara në Serbi është se janë akuza ndaj autorëve të drejtpërdrejtë të një rangu më të ulët, ndërsa vetëm disa të akuzuar kishin gradë ushtarak më të lartë. Sipas vlerësimit të Fondit, në Serbi mungon vullneti politik dhe mbështetja për të zgjidhur çështjet e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për të filluar përballjen me të kaluarën.

You Might Also Like

Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe

Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm

‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin

Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”

Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht

Kosova Times May 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Nuk ka fitues në Podujevë

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Ledri intervistohet nga Sara, e bën të ditur emrin e albumit
Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
Gjykata e Apelit ua heq Gucatit e Haradinajt nga 3 muaj nga dënimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?