By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik
October 29, 2025
Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së
October 29, 2025
Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk
October 29, 2025
A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar
October 29, 2025
Trump pritet me një kurorë: Koreja e Jugut përgatiti një “pritje mbretërore” për presidentin e SHBA-së
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I riu nga Kosova, fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese në Gjermani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > I riu nga Kosova, fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese në Gjermani
Ballina 2Rajon / Botë

I riu nga Kosova, fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese në Gjermani

Kosova Times
Last updated: 2024/05/26 at 3:39 PM
Kosova Times Published May 26, 2024
Share
SHARE

Padia e një djali nga Kosova bëri që Gjykata Kushtetuese Gjermane të forcojë të drejtat e të huajve pa nënshtetësi por të lindur e rritur në Gjermani. Veprat penale të së shkuarës nuk janë automatikisht shkak dëbimi.

Ishte padia e një djali nga Kosova në Gjykatën Kushtetuese gjermane në Karlsruhe që e solli këtë vendim: Sipas Gjykatës Kushtetuese delikte të drogës në të shkuarën nuk mjaftojnë si arsye dëbimi.

I riu nga Kosova bën pjesë tek ata persona që në Gjermani quhen nga ana juridike “faktikisht vendas”, thuajse vendas. Fjala është për persona të huaj që nuk e zotërojnë nënshtetësinë gjermane, por ose kanë lindur në Republikën Federale të Gjermanisë ose kanë ardhur si fëmijë të vegjël dhe prej vitesh kanë hedhur rrënjë në këtë vend. Krahas të drejtës për respektimin e jetës familjare dhe private, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në grindjen për dëbimin ata mund t’i referohen sipas juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese gjermane edhe të drejtës kushtetuese për zhvillimin e lirë të personalitetit, argumentuan gjykatësit gjermanë.

I ri nga Kosova i ardhur si fëmijë në Gjermani

Paditësi nga Kosova kishte ardhur mjaft i vogël në Gjermani, kishte shkuar në kopsht gjerman, më pas kishte arritur të merrte dëftesën e arsimit të mesëm. Ai ishte kualifikuar si punëtor i logjistikës në Gjermani. Nga viti 2018 duhej të dilte disa herë para gjyqit për shkak të disa veprave penale të lidhura me drogën dhe pjesërisht sulmeve me lëndime të rënda trupore.

Në fillim të vitit 2022 ai u dëbua nga Gjermania në Kosovë. Zyra e të huajve vendimin e marrë për dëbimin e kishte argumentuar me rrezikun e lartë të përsëritjes së veprave penale.

Me padinë e ngritur, kosovari i ri arriti ta bëjë të vlefshme para gjykatës të qenurit “faktikisht vendas” dhe se vepra penale i ka kryer në moshën e adoleshencës. Ndërkohë ai i paraqiti gjykatës edhe përfundimin e një terapie kundër drogës dhe se ka respektuar masat e riintegrimit në shoqëri.

Kritika të kushtetuesve gjermanë për vendimet e para të gjykatave

Dy gjykata më parë e kishin refuzuar padinë e djalit nga Kosova, Gjykata Administrative dhe Gjykata Bavareze e Administratës, VGH në Mynih. Por Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe me vendimin e së enjtes (23.05.) i shfuqizoi vendimet e të dyja gjykatave. Gjykatësit gjermanë të kushtetueses në argumentimin e tyre, thanë se VGH nuk kishte verifikuar me seriozitet, nëse paditësi për shkak të rrënjëve të hedhura në Gjermani mund të merrej në konsideratë si “faktikisht vendas”. Në konsiderimin e interesave dhe verifikimin e proporcionalitetit të masave duhet marrë parasysh edhe e drejta bazë e zhvillimit të lirë të personalitetit.

Vërtet që në veprat penale të lidhura me drogën ekziston rreziku I përsëritjes, theksuan gjykatësit. Por tek personat “faktikisht vendas”, zyrat e te huajve dhe gjykatat duhet të verifikojnë më me vëmendje dhe ta arsyetojnë këtë. “Për këtë arsye kërkohet një prognozë individuale e rrezikut e lidhur me rastin konkret nën marrjen në konsideratë të fakteve aktuale”, që në vendimin e Gjykatës Bavareze të Administratës nuk është bërë si duhet, argumentoi Gjykata Kushtetuese Gjermane. /dw/

You Might Also Like

Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik

Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së

Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk

A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar

Trump pritet me një kurorë: Koreja e Jugut përgatiti një “pritje mbretërore” për presidentin e SHBA-së

Kosova Times May 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nagavci: Tri komuna do të bëhen me çerdhe të reja, edhe kryeqyteti me shkollë të re

Kosova Times Kosova Times November 16, 2024
Arsenal vazhdon me presionin për Liverpool
Analiza e DW për sanksionet dhe Serbinë: “Biznesi si zakonisht”
Osmani takohet me kryeministrin bullgar, flasin për aspiratat e anëtarësimit të Kosovës në NATO
Nesër fillon `Karvani i vaksinimit`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?