By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 tetor
October 25, 2025
Moska e paralajmëroi Vuçiçin, mund të fillojë të nxisë rebelim në radhët e tij
October 24, 2025
Shkencëtarët tregojnë si lindi jeta në Tokë: “Nuk ka të bëjë fare me një fuqi më të lartë – ja prova”
October 24, 2025
Qyteti evropian ku duket si diçka nga një përrallë
October 24, 2025
Zjarri tragjik në Maliq të Shqipërisë, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja
October 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KFOR-i mohon të ketë negociuar tërheqjen e paramilitarëve serbë në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KFOR-i mohon të ketë negociuar tërheqjen e paramilitarëve serbë në Banjskë
Ballina 1Lajme

KFOR-i mohon të ketë negociuar tërheqjen e paramilitarëve serbë në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/26 at 5:43 PM
Kosova Times Published May 26, 2024
Share
SHARE

Misioni i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka mohuar raportimin e fundit se gjatë sulmit të grupeve paramilitare serbe në Banjskë, më 23 shtator të vitit të kaluar, kishte negociuar tërheqjen e paramilitarëve serbë.

Në sulmin terrorist të grupit të udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radoiçiq ishte vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, derisa ishte cenuar rëndë sovraniteti, rendi dhe siguria e Republikës së Kosovës.

Negocimin për tërheqjen e grupit të paramilitarëve serbë nga ana e zyrtarëve të KFOR-it e ka thënë Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG), i cili së fundmi publikoi një raport të titulluar “Veriu i Kosovës: Pranimi i sovranitetit mes besnikërisë së ndarë”.

Në raportin e tij për sulmin që ndodhi në Banjska, në shtator të vitit 2023, ICG shkruan se “duke pasur frikë nga një gjakderdhje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit (terroristëve serbë, v.j.) në pyjet përreth, nga të cilat ata u zhdukën”.

Megjithatë, KFOR-i sot i hodhi poshtë pohimet e tilla përmes një komunikate.

“Kjo është e pasaktë. Në asnjë moment KFOR-i nuk ishte i përfshirë në negociatat e supozuara. Pasi u thirr për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i u koordinua ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX) për të rivendosur sigurinë në zonë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Tutje misioni i NATO-së thotë se dhuna që ndodhi në Banjska erdhi pas një sulmi kundër paqeruajtësve të KFOR-it në maj të vitit 2023, i cili rezultoi në plagosjen e 93 ushtarakëve të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda.

“NATO ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se faktet duhet të vërtetohen dhe autorët duhet të përballen me drejtësinë. Pas dhunës, NATO ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë; dhe kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen”, thuhet më tej në komunikatë.

KFOR-i ka ripërsëritur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i ka rikujtuar se është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, e më të cilët ka thënë se punojnë në koordinim të ngushtë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zjarri tragjik në Maliq të Shqipërisë, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja

Spiunazhi-lufta nën hije

Osmani takon Ministrin e Arabisë Saudite, flasin për bashkëpunim ekonomik

Qytetari thotë se u grushtua nga deputeti Zemaj dhe kërkon drejtësi

Osmani: Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri, do t’i ftojë partitë

Kosova Times May 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainasit në Shkup e shënojnë Ditën e Pavarësisë larg vendlindjes

Kosova Times Kosova Times August 24, 2023
Policia e Kosovës bastisi objektet e drejtorisë për tokë ndërtimore në veri të Mitrovicës
Kusari: Është shqetësues perceptimi i KE-së për përpjekjet e Qeverisë për kontroll të mediave
Escobar dhe Lajçak diskutojnë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Fëmijët e Gazës nën kërcënimin e urisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?