By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 nëntor
November 26, 2025
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti ndau çmimin “Best Play” për shfaqjen “Muhammad Ali, the one and only” në PITF 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kurti ndau çmimin “Best Play” për shfaqjen “Muhammad Ali, the one and only” në PITF 2024
Lajme

Kurti ndau çmimin “Best Play” për shfaqjen “Muhammad Ali, the one and only” në PITF 2024

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 11:01 AM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”.

Kryeministri Kurti ndau çmimin kryesor të PITF 2024, çmimin “Best Play” (Shfaqja më e mirë) të cilin e fitoi shfaqja “Muhammad Ali, the one and only” nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Vende si ky e festivale si ky, ngjarje të këtilla e bëjnë artin kulturë, andaj i falënderoj përzemërsisht e shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kanë punuar dhe kontribuar”, u shpreh kryeministri në skenën e Teatrit “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.

Garuesit e këtij edicioni vinin nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, derisa festivali kushtuar vlerësimit të figurës së rëndësishme të artit skenik, Burbuqe Berishës, shërben edhe si platformë për të njohur më mirë trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Në natën finale të PITF, përveç Kryeministrit Kurti të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Paraprakisht, në natën e fundit të Festivalit, kryeministri Kurti ndoqi shfaqjen “Bloody Moon”, nën regjinë e Ana Dordervic nga Teatri Kombëtar i Malit të Zi.

Fjala e Kryeministrit Kurti me rastin e ndarjes së çmimit:

Vende si ky e festivale si ky, ngjarje të këtilla e bëjnë artin kulturë, andaj i falënderoj përzemërsisht e shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kanë punuar dhe kontribuar.

Kanë filluar të më pyesin pse po shkoj nëpër shfaqje se me gjasë po shkoj shpesh, edhe kur po ju them po shkoj për vete, për qejf,  s’po më besojnë. Kështu që në edicionin e 9-të vitin e ardhshëm mos më dërgoni fare ftesë se vij vetë. Pjesërisht, pa skenar.

Atëherë le t’i shohim nominimet për shfaqjen më të mirë… dhe fituesi për shfaqjen më të mirë në edicionin e tetë të PITF-it është “Muhammad Ali, the one and only”, Bosnje dhe Hercegovina. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Show time`, drama e autorit Haqif Mulliqi, premierë në Teatrin e Podujevës

Trashëgimia kulturore shqiptare jehon në Medvegjë gjatë ‘Nëntor Lugine’

Aktorja franceze Brigitte Bardot u shtrua në spital

Nesër hapet ekspozita ‘Drojë’ me rrëfime personale të së kaluarës së Kosovë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të shënojë 81-vjetorin e themelimit

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hezbollahu rrafshoi një bazë ushtarake izraelite (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times November 20, 2023
14-vjeçarI arrestohet për armëmbajtje në Ferizaj
AfD në një skandal të paprecedentë në Gjermani, akuzohet për spiunazh për Rusinë
Kurti i ka dorëzuar Borrellit e Lajçakut dosje me 8 nenet që Serbia i shkeli nga marrëveshja
Reagon ministri Murati: LDK është vetë definicioni i propagandës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?