By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!
November 3, 2025
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare për kryetarë në 35 komuna
November 3, 2025
KQZ: Tërheqja e kandidatit nuk ndikon në mbajtjen e balotazhit në Kllokot
November 3, 2025
Javën e kaluar policia në rajonin e Prishtinës sekuestroi 10 armë zjarri
November 3, 2025
Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia do të ndërtojë central bërthamor “jetik” në Uzbekistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia do të ndërtojë central bërthamor “jetik” në Uzbekistan
Rajon / Botë

Rusia do të ndërtojë central bërthamor “jetik” në Uzbekistan

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 10:48 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Rusia dhe Uzbekistani e kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas të cilës, Moska do ta ndërtojë një central të vogël bërthamor në vendin e Azisë Qendrore.

Kjo marrëveshje ishte në mesin e disa marrëveshjeve të nënshkruara më 27 maj në Tashkent mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij uzbek, Shavkat Mirziyoev.

Lideri uzbek e lartësoi projektin si “jetik” në një komunikatë të publikuar nga zyra e tij për media pas bisedimeve me Putinin, në të cilët u theksua se Uzbekistani i ka “rezervat e veta të mëdha të uraniumit”.

Ndërkohë, Putini u zotua se do të bëjë “gjithçka për të punuar në mënyrë efikase” për tregun e energjisë bërthamore të Uzbekistanit.

Nëse kjo marrëveshje miratohet, centrali bërthamor do të jetë i pari në Azinë Qendrore, dhe do ta thellojë edhe më shumë ndikimin rus në rajon.

Putini theksoi se Rusia do t’i derdhë 400 milionë dollarë në një fond të përbashkët investimi 500 milionë dollarësh për t’i financuar projektet në Uzbekistan.

Mirziyoev tha gjithashtu se Tashkenti është i interesuar të blejë më shumë naftë dhe gaz nga Rusia.

Presidenti rus u zotua se do t’i rrisë dërgesat me gazë në Uzbekistan.

Putini dhe Mirziyoev biseduan edhe për emigrimin, me liderin rus që e siguroi presidentin uzbek se qeveria e tij do të garantojë kushte të mira pune dhe do të ofrojë mbrojtje sociale për punëtorë emigrantë nga Uzbekistani.

Putini mbërriti në Tashkent më 26 maj dhe u mirëprit nga Mirziyoev në aeroport.

Hetimet ndërkombëtare kanë gjetur se Uzbekistani është njëra prej pikave kryesore nga ku futen brenda Rusisë mallrat e sanksionuara.

You Might Also Like

Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.

Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene

SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë

Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025

Anija patrulluese ruse valëvit flamurin Wagner në kufirin me Estoninë

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Insistoj që marrëveshja e Brukselit të nënshkruhet

Kosova Times Kosova Times October 7, 2024
Kapet me gjysmë ton kokainë
Raporti i Progresit: Osmani vëmendje të lartë politike për barazinë gjinore
Stuhia ne Greqi merr 10 jetë: Ekipet e shpëtimit nxjerrin të bllokuarit me helikopterë, varka dhe automjete
Sofia dëbon kreun e Kishës Ortodokse Ruse dhe dy prifterinje nga Bullgaria
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?