By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas vendimit të KPA-së, i ndërpritet menjëherë mandati kreut të Këshillit të Prokurorisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pas vendimit të KPA-së, i ndërpritet menjëherë mandati kreut të Këshillit të Prokurorisë
Rajon / Botë

Pas vendimit të KPA-së, i ndërpritet menjëherë mandati kreut të Këshillit të Prokurorisë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 11:28 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi sot të ndërpresë mandatin e drejtuesit të tij Alfred Balla, pasi javën e shkuar, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) e la atë, 15 vite jashtë sistemit të Drejtësisë.

Mbledhja e KLP-së, nisi me polemika të forta, ndërkohë që vetë zoti Balla kishte shpërndarë një deklaratë të gjatë ku kundërshtonte vendimin e Kolegjit ndaj tij, duke pretenduar se nuk mund të kishte pasoja ndaj pozicionit të tij aktual në Këshill, ku ai ishte në pritje të zëvendësimit, për shkak të mbarimit të mandatit 5 vjeçar. Qartazi zoti Balla u përpoq të vështirësonte vendimmarrjen e sotme të Këshillit, ndërsa me anë të një email-i, kishte kërkuar që të shmangej nga drejtimi i mbledhjes nënkryetari Tartar Baze, duke aluduar se ai ishte i interesuari i drejtpërdrejtë për ta pasuar atë në drejtimin e KLP-së, ndonëse, dhe zoti Baze, po ashtu si ai, është në pritje të zëvendësimit si anëtar i Këshillit. Ai po ashtu kërkoi që të dëgjohej dhe të kishte mundësi të paraqiste qëndrimin e tij, por KLP në fund të seancës së dytë, pasdite, pranoi vetëm që ai të mund të ishte i pranishëm gjatë vendimmarrjes.

Anëtarja Nurihani Seiti, mbrojti në mënyrë të zjarrtë pozicionin e zoti Balla duke akuzuar Këshillin se po nxitonte t’i ndërpriste mandatin kryetarit. Ajo hyri në debate me zë të lartë me anëtarin tjetër Sokol Stojani, i cili në të kundërt deklaroi se vendimi i Kolegjit të Apelimit është përfundimar, se ka hyrë në fuqi që në datën 21 maj, kur u bë publik dhe se e vetmja rrrugë për ta kundërshtuar ishte që zoti Balla t’i drejtohej Gykatës europiane të të Drejtave të Njeriut. Ai gjatë gjithë kohës e quajti zotin Balla, “ish kryetar” dhe u shpreh se veprimet e ndërmarra prej tij pas vendimit të KPA-së kishin qenë të papranueshme.

Pasi seanca e parë u mbyll në mesditë, pas 5 orësh, Këshilli u rimblodh, për të dëgjuar një relacion të hartuar nga një komision i vetë Këshillit. “Vijimi i ushtrimit të detyrës si anëtar i KLP-së nuk është i mundur për shkak të ndalesës së vendosur nga vendimi i KPA-së, sipas të cilit zoti Balla nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare. Për rrjedhojë vijimi i ushtrimit të detyrës nga zoti Balla si anëtar i KLP-së, është i papajtueshëm me vendimin e KPA-së”, thuhej në relacionin ku kërkohej ndërprerja e mandatit. Në favor, votuan nga 9 prej 11 anëtarëve të Këshillit, ndërsa vetë zoti Balla nuk ishte i pranishëm.

Zoti Balla u përfshi në procesin e rivlerësimit për shkak se ai kishte punuar si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, deri në verën e vitit 2017, kur u lirua nga detyra. Një vit më pas ai ishte zgjedhur anëtar i KLP-së, si përfaqësues i shoqërisë civile, ndërsa në mars të vitit 2022 mori drejtimin e këtij institucioni.

Menjëherë pas vendimit të KPA-së, zoti Balla e quajti atë të turpshëm, duke pretenduar se ai e kishte humbur statusin e magjistratit. Por Kolegji kishte konstatuar se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se ai vetë kishte nisur procese gjyqësore për njohjen e këtij statusi, duke e konsideruar një të drejtë që i takonte, por ai u tërhoq, sipas KPA-së, në momentin që nisi procesi i rivlerësimit ndaj tij.

Më herët Komisioni i Pavarur I Kualifikimit i kishte dhënë të drejtë pretendimit të tij, por Kolegji vlerësoi se për sa kohë ai gëzonte statusin, emërimi në KLP, konsiderohej një dorëheqje nga statusi i magjistratit, gjë e cila sjell automatikisht largimin nga çdo pozicion në sistemin e Drejtësisë, për 15 vite.

You Might Also Like

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

FSB akuzon skizofrenin ukrainas për spiunazh

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Muaji nëntor të shpallet muaji i Përpjekjes për Shqipëri Etnike
Qendra e Khersonit nën zjarr. Ka të vdekur dhe të plagosur
Gjenerali Surovikin: “Rusia po përgatitet të mbrojë Kherson – Nuk përjashtohen as vendimet e vështira!”
Analistët: Përdorimi i flamujve kombëtar të Shqipërisë në vizitat protokollare të Kosovës , akt tradhtie dhe keqpërdorim i buxhetit të taksapaguesve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?