By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bogujevci: Jam optimiste për anëtarësim të Kosovës në KiE sivjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bogujevci: Jam optimiste për anëtarësim të Kosovës në KiE sivjet
Lajme

Bogujevci: Jam optimiste për anëtarësim të Kosovës në KiE sivjet

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 11:59 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është një zhvillim shumë i rëndësishëm.

Në një intervistë në “Lajmet e fundit” në RTK, Bogujevci tha se tashmë në pjesëmarrje brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s delegacioni nga Kosova është me të drejta ta barabarta.

“Delegacioni ynë atje do të ketë mundësi të kyçet drejtpërdrejtë, jo vetëm në diskutime, por edhe në propozime konkrete e votime. Në diskutimin e fundit është përmendë edhe pjesa e sulmin në Banjskë, d.m.th. më konkretisht mund të ndërmerren hapa më specifik brenda adresimit të një çështjeje të tillë përveçse të kemi një fjalim. Pra është një avancim i rëndësishëm”, deklaroi Bogujevci.

Tutje, Bogujevci foli edhe për vizitën në Lituani në takimin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ajo tha se atje është folur edhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe është bërë e qartë se pritet që gjatë kohës sa Lituania do ta ketë presidencën e Komitetit të Ministrave, të merret një vendim të anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Bogujevci tha se është optimiste që ky proces të përfundojë brenda këtij viti.

“Duhet të punojmë edhe me Lituaninë edhe me vendet e tjera por është e qartë kërkesa që vjen nga Asambleja Parlamentare e KiE-së. E di që është thënë shumë herë se ky është opinion, por nësë Këshill i Ministrave nuk e merr parasysh raportin nga Asambleja Parlamentare, raportuesja Dora Bakoyannis, atëherë krijon një precedent”, tha nënkryetarja Bogujevci.

Ajo tutje theksoi se fakti që Kosova nuk u fut në agjendë në muajin maj për anëtarësim në Këshillin e Evropës, nuk mund të quhet dështim, sepse sipas saj Këshilli i Ministrave i KiE-së mund të mblidhet në takime të jashtëzakonshme për tema që ata i shohin të rëndësishme.

Duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ajo tha se kjo nuk është kërkesë zyrtare nga Këshilli i Ministrave të KiE-së.

“Nga Këshilli i Ministrave deri më tani nuk ka kërkesë zyrtare që të ketë një parakusht”, deklaroi Bogujevci.

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti kërkon mbështetje nga Italia për anëtarësimin e Kovës në KiE

Kosova Times Kosova Times April 29, 2024
Dhunë në familje, pesë raste të raportuara në 24 orët e fundit
Ndikimi i sanksioneve amerikane ndaj flotës ruse të naftës
Zidane refuzon gjigantin anglez, mësoni arsyen
Trepça fiton derbin e zjarrtë në Vushtrri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?