By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë
December 18, 2025
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrtare
December 18, 2025
Balla: Kuvendi nesër nis procedurën për imunitetin e Ballukut
December 18, 2025
Rama e quan “teatër të turpit” drejtësinë ndërkombëtare në rastin Thaçi
December 18, 2025
Pensionistët kërkojnë heqjen e plotë të obligimit për paraqitje fizike
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky nënshkruan marrëveshje të sigurisë me Belgjikën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky nënshkruan marrëveshje të sigurisë me Belgjikën
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky nënshkruan marrëveshje të sigurisë me Belgjikën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 11:35 AM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një marrëveshje të sigurisë me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo në Bruksel.

Zelensky ka thënë se marrëveshja në vlerë të 977 milionë dollarëve tregon për përkushtimin e Belgjikës për t’i ofruar mbështetjes Ukrainës në periudhë 10-vjeçare.

Sipas presidentit ukrainas, marrëveshja tregon “për herë të parë” që Ukraina do të pranojë 30 aeroplanë ushtarakë F-16, dhe i pari do të dërgohet më vonë gjatë këtij viti.

Kjo marrëveshje e sigurisë është rezultat i një vendimi të marrë prej krerëve të shteteve anëtare të NATO-s, përgjatë një samiti në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, në korrik të vitit të kaluar.

Atëherë, vendet anëtare janë pajtuar që të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me Ukrainën, për t’ia garantuar sigurinë këtij vendi në periudhë afatgjatë.

Marrëveshjet garantojnë që Ukraina do të pranojë armë dhe ndihmë financiare, për t’i mbushur zbrazëtirat që ka, derisa vendi të jetësojë synimin për anëtarësim në NATO.

Marrëveshja vjen teksa Rusia vazhdon të avancojë në fushëbetejë në tokën ukrainase.

Ushtria ukrainase e ka vuajtur mungesën e armëve dhe municionit në muajt e fundit, derisa Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar ndihmën ushtarake në vlerë të 61 miliardë dollarëve për këtë vend.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

Kongresi nuk do ta ndalojë Trumpin për të parandaluar …

Kina vendos taksë mbi prezervativët për të rritur lindjet

VIDEO Ukrainasit godasin tankerin në një qytet rus. Ka të vdekur

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Varhelyi optimist se Bosnja mund të marrë në dhjetor statusin e vendit kandidat

Kosova Times Kosova Times November 28, 2022
Veteranët e shënojnë Ditën e Flamurit me turneun e tyre tradicional
Ambasadori Geer: Bëni hapin e radhës për në BE, ndryshoni Kushtetutën
Hoti: Flemë mbi qymyr, por importojmë qymyr
Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur sipas formulës “115 me 115”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?