By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkon në ndërmjetësim lënda ndaj zv.kryeministrit Bislimi dhe 3 deputetëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shkon në ndërmjetësim lënda ndaj zv.kryeministrit Bislimi dhe 3 deputetëve
Lajme

Shkon në ndërmjetësim lënda ndaj zv.kryeministrit Bislimi dhe 3 deputetëve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 12:04 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Me pajtim të palëve në procedurë, lënda ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mergim Lushtaku, për përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës, ka shkuar në ndërmjetësim.

Mbrojtësi i të akuzuarit Besnik Bislimi, avokati Florent Latifaj tha se pas konsultimit me të mbrojturin e tij, pajtohen që kjo lëndë të shkojë në procedurë të ndërmjetësimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Hajdar Beqa, avokati Hajzer Salihu tha se do t’ia japin një shans procedurës së ndërmjetësimit.

Po ashtu, edhe mbrojtësja e të akuzuarit Mergim Lushtaku, avokatja Besjana Ismajli e mbështeti deklarimin e avokatit Salihu, e cila tha se pajtohen që kjo lëndë të shkojë në ndërmjetësim.

Gjithashtu, mbrojtësi i të akuzuarit Bekim Haxhiu, avokati Ardian Megjani, u pajtua që lënda të shkojë në ndërmjetësim.

Deklarimet e avokatëve të tyre i mbështetën edhe katër të akuzuarit.

Po ashtu, që kjo lëndë të shkojë në ndërmjetësim u pajtua edhe i dëmtuari, ministri i Financave, Hekuran Murati si dhe prokurorja Nebahate Salihu.

Më pas, gjykatësi Eroll Gashi tha se gjykata merr vendim që kjo çështje penale të shkojë në procedurë ndërmjetësimi, e nëse arrihet marrëveshja, do të hedhet poshtë aktakuza.

Por, në rast se nuk arrihet marrëveshja në ndërmjetësim, gjykatësi tha se procedura do ta vazhdojë ku ka mbetur në gjykatë.

Fillimisht, para pauzës për konsultim rreth procedurës së ndërmjetësimit, mbrojtësja e të akuzuarit Mërgim Lushtaku, avokatja Besjana Ismajli deklaroi se nuk është pajisur me të gjitha shkresat e lëndës përkundër kërkesës së parashtruar në Prokurori, përveç aktakuzës së pranuar nga Gjykata.

Lidhur me këtë, prokurorja Nebahate Salihu deklaroi se Prokuroria i ka bërë gati të gjitha shkresat e lëndës dhe ka tentuar të kontaktojë mbrojtësin tjetër të Lushtakut, avokatin Faton Fetahu, mirëpo ka qenë i paqasshëm.

Më pas, në këtë seancë prokurorja ia dorëzoi të gjitha shkresat e lëndës avokates Ismajli.

Kurse, gjykatësi Eroll Gashi pyeti palët nëse pajtohen që lënda të shkojë në procedurë të ndërmjetësimit, e nëse arrihet ky pajtim, aktakuza do të hidhet sikur nuk ka ekzistuar kurrë. Në këto rrethana, me kërkesë të mbrojtjes për disa momente u ndërprere seanca për t’u konsultuar lidhur me këtë çështje. /BetimipërDrejtësi/

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit rreshterit të Policisë

Kosova Times Kosova Times April 2, 2025
Si u transmetua drejtpërdrejt në Instagram një vrasje brutale e Bosnjës
Autoritetet holandeze kanë lëshuar lejen për të eksportuar F-16 në Ukrainë 13 minuta më parë
Sot me diell, me mundësi për reshje dhe rrufe pasdite
Prigozhin njoftoi përfundimin e rekrutimit të mercenarëve dhe dërgimin e luftëtarëve PMC Wagner ne pushime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?