By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK në Fushë Kosovë premton për ekonominë e turizmin
October 11, 2025
Banorët e Prevallës dhe Luginës së Lumbardhit, kundër ndarjes nga Prizreni
October 11, 2025
Ismaili në Prishtinë thotë se ka program pragmatik për qytetarët
October 11, 2025
Manaj shtang Serbinë, Shqipëria në epërsi
October 11, 2025
AAK në tubimin përmbyllës në Gjakovë premton vazhdim të investimeve
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bordi: Raporti i ZKA-së tregon për një progres të vazhdueshëm në RTK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bordi: Raporti i ZKA-së tregon për një progres të vazhdueshëm në RTK
Lajme

Bordi: Raporti i ZKA-së tregon për një progres të vazhdueshëm në RTK

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 4:51 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Bordi dhe menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës e mirëpresin raportin e auditimit për pasqyrat financiare të RTK-së për vitin 2023.

Në një komunikatë për media Bordi thotë se edhe ky raport tregon për progresin e vazhdueshëm që ka bërë transmetuesi publik në vitin e fundit.

“Në aspektin krahasues, raporti i ZKA-së për pasqyrat financiare të RTK-së për vitin 2021, kohë kur bordi aktual nuk ka qenë në detyrë, kanë qenë tetë gjetje që e kanë përcaktuar bazën për opinion të kundërt si dhe ishin dhënë 17 rekomandime”, thuhet në komunikatën e Bordit.

Pra, brenda dy viteve RTK-ja ka bërë progres të dukshëm sa i përket kontrollit të brendshëm financiar dhe menaxhimit në përgjithësi.

Në opinionin e ZKA-së të paraqitur në raportin e sapo publikuar theksohet se “Përveç efekteve të çështjes së përshkruar në paragrafin baza për opinion të Kualifikuar, Pasqyrat Financiare të bashkëngjitura për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2023, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale të pozitës financiare të Radio Televizionit te Kosovës deri me 31 dhjetor 2023, performancës se saj, si dhe rrjedhës se parasë së gatshme për vitin 2023, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare te Raportimit Financiar (SNRF)”.

Raporti po ashtu konstaton se të gjitha rekomandimet e vitit 2022 janë zbatuar nga RTK-ja, gjë që tregon për nivelin e përkushtimit dhe rritjen e mbikëqyrjes dhe llogaridhënies në transmetuesin publik.

Gjetjet tjera administrative që janë evidentuar, edhe pse nuk e kanë ndikuar bazën për opinion, sipas Bordit, do të trajtohen me seriozitet. “Për këtë qëllim tashmë është miratuar rregullorja e re e procedurave të konkursit”.

“Raporti i ZKA-së përmban gjashtë rekomandime të reja dhe një i vjetër (çështja e pronës si i zbatuar pjesërisht). Këto rekomandime do të trajtohen me seriozitet. Në ditët në vijim do të krijohet një plan i veprimit dhe të gjitha rekomandimet do të zbatohen në një afat sa më të shpejtë kohor”, thuhet në reagimin e Bordit të RTK-së.

You Might Also Like

LDK në Fushë Kosovë premton për ekonominë e turizmin

Banorët e Prevallës dhe Luginës së Lumbardhit, kundër ndarjes nga Prizreni

Ismaili në Prishtinë thotë se ka program pragmatik për qytetarët

AAK në tubimin përmbyllës në Gjakovë premton vazhdim të investimeve

Vetëvendosje përmbylli fushatën elektorale në Mitrovicë

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Handanoviq: Nuk kemi dëgjuar nga pala ruse as një plan dhe as një program për NIS-in

Kosova Times Kosova Times October 11, 2025
Termocentrali bërthamor pa energji: nga sulmet ruse tre te vrarë dhe 16 te plagosur 16
Osmani: Senatorë e kongresistë amerikanë ishin zëri i popullit të Kosovës
Zbardhet emri i njeriut të afërt me Putinin, i cili i tha drejtpërdrejt presidentit për gabimet në luftën në Ukrainë
Trump telefonon Putinin, e këshillon të mos përshkallëzojë luftën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?