By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, shqetësim për shtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, shqetësim për shtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, shqetësim për shtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 6:52 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Numri në rritje i rasteve të dhunës me bazë gjinore bashkoi në Shkodër Aleancën Gjinore për Zhvillim dhe Qendrën për Popullsinë dhe Zhvillimin, në përpjekje për të nxitur autoritetet qendrore dhe lokale t’i kushtojnë më shumë kujdes buxhetit për çështjet e barazisë gjinore.

Drejtuesja e Aleancës Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti, tha se duke u nisur nga bashkia e Shkodrës po analizohet buxheti i përgjithshëm për çështjet gjinore i të gjitha bashkive, si pjesë e një programi që ka nisur të zbatohet në të gjitha vendet e rajonit.

“Këtë vit, pra viti 2024, sipas buxhetit të qytetarëve dhe Ministrisë së Financave, 9 për qind e buxhetit të shtetit shkon për çështjet e barazisë gjinore. Mendoj se janë 43 programe buxhetore, në nivel ministrie, që mbulojnë çështje të barazisë gjinore. Ne si organizatë jemi duke i kërkuar këto programe dhe çfarë përfaqësojnë ato për të sjellë një raport më të detajuar në nivel vendi”, thotë ajo.

Me gjithë numrin e lartë të programeve që mbulojnë çështjet gjinore, sipas drejtueses së Aleancës Gjinore për Zhvillim, rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen, çka kërkon një analizë më të kujdesshme të zbatimit të këtyre programeve.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë raportuar në polici 1,197 raste të dhunës në familje, ndërsa 627 persona kanë marrë urdhër mbrojtjeje.

Ndërsa gjatë vitit 2022-2023 janë afro 11 mijë raste të denoncuara për dhunë në familje, ku 50 për qind e tyre janë shoqëruar me urdhër mbrojtje.

“Ka problematikë të jashtëzakonshme. Një rast i dhunës në familje, ndaj gruas dhe ndaj fëmijëve, është shumë kompleks. Ka problematika nga më të ndryshmet përfshirë problematikat ekonomike, zgjidhjes së banesës, punësimit apo edhe çështje të shëndetit mendor dhe shëndetit në përgjithësi të grave dhe fëmijëve të përfshirë në rastet e dhunës”, thotë zonja Arqimandriti.

Pjesa më e madhe e grave që janë viktima të dhunës në familje kërkojnë ndihmë dhe mbështetje në strukturat bashkiake, të cilat kanë fonde dhe kapacitete të kufizuara për mbështetjen e tyre me ndihmë ekonomike, punësim apo strehim, megjithëse legjislacioni shqiptar parashikon mekanizma mbrojtës dhe programe mbështetjeje për viktimat e dhunës në familje.

Nga 61 bashki që ka vendi, vetëm në 12 prej tyre janë ngritur qendra strehimi për gratë e dhunuara. Sipas drejtueses së Qendrës për Popullsinë dhe Zhvillimin, Elona Gjebrea, është e rëndësishme që bashkitë t’i kushtojnë më shumë vëmendje buxhetit të përgjithshëm për çështje gjinore, duke pasur parasysh rastet në rritje të grave të dhunuara apo trafikuara.

“Pavarësisht se tashmë flasim për koncepte gjinore, modele gjinore, të cilat kuptohen shumë mirë dhe aplikohen, siç është rasti i përfshirjes së këshilltareve bashkiake, kur vjen puna në buxhet ka nevojë për pak më shumë vëmendje. Në fakt, edhe analiza buxhetore nuk është një gjë e lehtë. Bëhet nga ekspertë që janë të trajnuar në këtë fushë. Kështu që, mendoj që me ekspertët e fushës ne do të jemi në gjendje që problematikat e vogla të adresohen ashtu siç duhet”, thotë zonja Gjebrea.

Megjithëse raportimet e policisë dhe të mediave flasin për raste thuajse të përditshme të dhunës me bazë gjinore, sipas ekspertëve, pjesa më e madhe e rasteve nuk raportohen për shkak të mentalitetit, mungesës së mbështetjes dhe perspektivës që ndjejnë gratë e dhunuara.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

13-vjeçari kapet me armë zjarri brenda shkollës në Ferizaj

Kosova Times Kosova Times October 9, 2025
Ia vrau qenin me pushkë gjuetie, shoqërohet në Polici ferizajasi
Barcelona kërkon kthesë ndaj Mallorca pas serisë negative
Ishulli italian hoqi ndalimin e mbërritjes së turistëve
Irani zotohet për përgjigje “proporcionale” pas sanksioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?