By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Franca dhe Gjermania: Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet brenda Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Franca dhe Gjermania: Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet brenda Rusisë
Ballina 2Rajon / Botë

Franca dhe Gjermania: Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet brenda Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 9:05 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Liderët e Francës dhe të Gjermanisë kanë thënë të martën se Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet ushtarake brenda Rusisë, prej të cilave forcat ruse po shkrepin raketa drejt tokës ukrainase.

Megjithatë, presidenti i Francës Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, thanë se caqet e tjera brenda Rusisë nuk duhet të goditen nga Ukraina.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e paralajmëroi Perëndimin më herët të martën se anëtarët e NATO-s në Evropë po luajnë me zjarrin duke kërkuar që Ukraina të lejohet t’i përdorë armët e Perëndimit për ta sulmuar territorin rus.

Kjo, sipas Putinit, do të nxiste konflikt global.

“Ne e mbështesim Ukrainën dhe nuk duam përshkallëzim. Kjo nuk ka ndryshuar”, tha Macron gjatë një konference të përbashkët me Scholzin në Meseberg, Gjermani.

“Ne mendojmë se duhet t’i lejojmë ata që t’i neutralizojnë zonat ushtarake nga të cilat po shkrepën raketat; zonat ushtarake prej të cilave po sulmet Ukraina. Por ne nuk duhet t’i lejojmë ata t’i godasin caqet e tjera në Rusi, as zonat e tjera ushtarake e civile në Rusi”, shtoi ai.

Scholz tha se pajtohet me Macronin dhe se Ukrainës i lejohet ta mbrojë veten përderisa i respekton kushtet e vendeve nga të cilat furnizohet me armë, si dhe derisa e respekton ligjin ndërkombëtar.

“Ukraina e ka çdo mundësi me ligj ndërkombëtar për atë që po e bën. Kjo duhet të theksohet. M’u duket e çuditshme kur disa njerëz argumentojnë se ajo nuk duhet të lejohet ta mbrojë veten dhe të ndërmarrë veprime të përshtatshme për këtë”, tha Scholz.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha për Economist se vendet anëtare të aleancës duhet ta lejojnë Ukrainën të sulmojë thellë brenda Rusisë me armë perëndimore.

Ky qëndrim është mbështetur nga disa vende anëtare nga Evropa, por jo edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Edhe në Gjermani ka ngurrim për këtë, për shkak të druajtjeve se kjo luftë mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë.

Scholz nuk ka pranuar t’i dërgojë Kievit raketa me rreze të gjata veprimi, Taurus, të cilat kanë mundësi të arrijë deri në Moskë.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

BE ofron internet për Ballkanin, Komisioni vë në dispozicion 15 milionë €

Kosova Times Kosova Times February 25, 2024
Ahmeti: Vërshimet në rrugë, fajtor institucionet që nuk pastrojnë pusetat
Arrihet marrëveshja për ndërprerje të kufizuara të luftimeve në Gaza
Ministri suedez në Turqi për të diskutuar anëtarësimin në NATO
Një kopsht zoologjik u dogj në Yevpatoria te Krimese – më shumë se 200 kafshë ngordhën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?