By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nuk ndalen molotovët në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Nuk ndalen molotovët në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës
Ballina 2Rajon / Botë

Nuk ndalen molotovët në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 11:02 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, një grup mbështetësish të opozitës u mblodhën sërish sot për të protestuar përpara Bashkisë së kryeqytetit, duke hedhur një seri bombash molotov drejt godinës, pas shpinës së forcave të shumta të policisë që kishin krijuar një gardh rreth saj. Një moment paniku u krijua kur njëra nga bombat molotov ra pranë vendit ku qëndronin gazetarë e kameramanë si dhe disa qytetarë, të cilët arritën në kohë të largoheshin me vrap.

Prej gati më shumë se dy muajsh, opozita po kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish drejtorëve të Bashkisë, të dyshuar se janë të përfshirë në afera korruptive. Ata mendohet të kenë përfituar fonde publike, përmes kompanisë 5D, të cilën e kontrollonin me anë të personave të tjerë. Zoti Veliaj është distancuar duke deklaruar se cilido person i përfshirë, duhet të përballet vetë me drejtësinë.

Përfaqësues të opozitës kanë vijuar të denoncojnë raste të tjera sipas tyre, ku zyrtarë lokalë kanë përfituar, përmes të afërmeve të tyre, leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e kryeqytetit. Ndaj zotit Veliaj, vijojnë po ashtu të lëshohen akuza për përfshirjen e tij në rastin e inceneratorit të Tiranës, duke e konsideruar atë përgjegjësin kryesor.

Zoti Veliaj u thirr në fund të muajit të kaluar, për t’u pyetur rreth kësaj çështjeje, në Prokurorinë e Posaçme. Ai qëndroi duke dhënë shpjegim për gati 7 orë, ndërsa për gazetarët deklaroi se rasti ishte “shteruar totalisht”.

Së fundmi është mësuar se Prokuroria e Posaçme ka nisur dhe një hetim pasuror ndaj tij. Në media qarkulloi disa ditë më parë një shkresë që kjo prokurori i kishte dërguar bankave të nivelit të dytë, ku kërkon informacione rreth llogarive bankare dhe transaksioneve të kryebashkiakut dhe familjarëve të tij (bashkëshortes, të ëmës dhe vëllait). Prokuroria nuk e ka hedhur poshtë ekzistencën e kësaj shkrese, e po ashtu as zoti Veliaj, nuk ka bërë ndonjë koment që të mohonte një gjë të tillë.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bloomberg foli për përpjekjen e Arabisë Saudite për të parandaluar konfiskimin e aseteve ruse

Kosova Times Kosova Times July 10, 2024
Një shpërthim ka ndodhur në një nga fabrikat më të mëdha të barutit në Rusi në Solikamsk
Këshilltari i Zelensky-t: Rusia po shpërthen në tegela, do të përfundojë si BRSS-ja
Kurti: Dashuria për dijen dhe shkencën, do të thotë dashuri për njerëzimin dhe zhvillimin
Lista për Familjen në Ferizaj: Po i mbrojmë vlerat kombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?