By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si i përgjigjet inteligjenca artificiale fqinjeve per vendpushimet më të mira në rajon
August 3, 2025
Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës
August 3, 2025
Gjykata Speciale jashtë mbikëqyrjes institucionale të Kosovës (Video)
August 3, 2025
Kurti: Për 100 familje në Skenderaj dimri më i ngrohtë e më i lirë
August 3, 2025
Durmishi: Njëra urë mbi lumin Ibër gati, mbetet vetëm asfaltimi
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tuneli i Llogorasë gati në përfundim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tuneli i Llogorasë gati në përfundim
Ballina 2Rajon / Botë

Tuneli i Llogorasë gati në përfundim

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 11:57 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Në tunelin e Llogorasë kanë përfunduar afro 88% e punimeve. Ka përfunduar puna për betonimin e tunelit kryesor në të gjithë gjatësinë e tij, ndërsa po vijohet për detajet e tjera që janë pjesë e kësaj vepre.

Janë fazat e fundit të punimeve për të nisur më pas hedhjen e shtresave asfaltike dhe po punohet edhe për vendosjen e sistemit elektromekanik dhe sistemin e ndriçimit. Po ashtu, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e qendrës së monitorimit të tunelit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër punimet në këtë vepër e cila parashikohet të jetë gati dhe e hapur për qarkullimin e automjeteve në nisje të sezonit turistik veror të këtij viti.

“Jemi në aktivitetet e fundit sa i takon punimeve në tubin kryesor. Është gati për të filluar punimet e asfaltit. Ndriçimi është në proces, në fillim të tunelit ka përfunduar. Pajisjet e aspirimit janë të montuara. Jemi besimplotë që afatet do të kapen. Punimet po ecin shumë mirë. Pika kritike nuk kemi. Pajisjet i kemi të gjitha në kantier dhe janë gati për t’u montuar”, sqaroi Gjyli.

Ministrja Balluku teksa theksoi se ka një angazhim maksimal për të përfunduar të gjitha punimet brenda aftit të parashikuar, në mënyrë që kjo vepër, e cila shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, të jetë në dispozicion të qytetarëve. Balluku tha se pas përfundimit të sezonit veror, kur ulet edhe fluksi i lëvizjes drejt bregdetit, në tunel do të rinisin punimet deri në përfundimin e plotë të veprës.

“Tuneli i Llogorasë do të hapet për kalimin e automjeteve, sigurisht me disa kushte sigurie pasi do të na duhet që ne të vazhdojmë punën në tetor. Kur të mbaroj fluksi do të mbyllet sërish, ashtu siç kemi bërë dhe me Orikum-Dukat, ashtu siç kemi bërë edhe me bypass-in e Vlorës, pra që ne i disponojmë për kalim gjatë verës, por i mbyllim në tetor për t’u dhënë mundësi që të përfundojnë të gjitha detajet, sidomos edhe ato të parametrave brenda tunelit të emergjencës”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se këtë sezon nuk do të aplikohet asnjë tarifë për automjetet të cilat do të kalojnë përmes tunelit. “Deri në tetor do të funksionojnë normalisht, do të kemi disa kufizime për sa i përket shpejtësisë apo gjithçka tjetër. Policia do të jetë në monitorim të vazhdueshëm, në hyrje dhe dalje të tunelit. Këtë vit nuk do të aplikohet pagesa e tunelit pasi duhet të përfundojë i gjithë kantieri dhe parashikohet që të vazhdojë në vitet në vazhdim. Aplikimi i tarifës do të jetë pas vitit 2025 kur të dorëzohet, si tunel i plotë bashkë me tunelin e emergjencës. Këtë vit do të jetë i kalueshëm nën monitorimin e policisë rrugore, por me parametrat e plotë të sigurisë”, u shpreh Balluku.

Në tunelin e Llogorasë po punohet me tre turne, ku krahas tunelit po punohet edhe për rrugët lidhëse të kësaj vepre.

You Might Also Like

Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë

Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”

Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit

Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
vrasja

Rasti bizar: E gjen gruan që i ngjante asaj, e çoi në pyll dhe e goditi me thikë në qafë më shumë se 50 herë

Kosova Times Kosova Times February 2, 2023
Logjika serbe e fashizmit
Guvernatori: Asnjë partner nuk ka kërkuar ta ndërrojmë rregulloren
VIDEO: Rusët granatojnë spitalin në Ukrainë, shërbimet e shpëtimit evakuojnë pacientët
Milan Gjuriq ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Novi Sadit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?